RSS

Fjolla Morina: Seks për herë të parë me…(FOTO)

11 Aug

Fjolla Morina do të vijë sot në një rrëfim të sin qertë për suplementin e së shtunës. Këngëtarja seksi nga Kosova, e cila sapo ka publikuar videon e saj të fundit “Boy” rrëfen në këtë intervistë për pushimet, mëritë mes kolegeve dhe sekretet e të qenit në formë. Veç të tjerash, bukuroshja ndalon edhe në një pjesë delikate të jetës së saj, siç ishte martesa në moshën 17- vjeçare dhe lindja e vajzës. Marrëdhënien që ka sot me të bijën dhe lutja që Fjolla i bën. Dashuria dhe mashkulli ideal për këngëtaren. Çdo të thotë të jesh seksi sipas saj dhe ikonat që e frymëzojnë. Rrëfehet Fjolla, seksbomba e Kosovës.
Fjolla si po kalon këto kohë?
Me gjithë të nxehtin e këtyre ditëve po arrij të relaksohem, ndonëse angazhimet në mbrëmje, që janë të zakonshme për këtë sezon janë të shumta, unë po arrij të ndjehem e qetë.
Me çfarë po merresh?
Jam duke punuar në disa koncepte për një ndryshim të stilit të muzikës që bëj. Kryesisht po merrem me krijimet e reja. Së shpejti do të dalin edhe rezultatet e këtij angazhimi.
Ku ke pushuar këtë verë?
Që në fëmijëri pushimet zakonisht i kam kaluar në Ulqin. Kam qenë në disa vende për pushime, por në fakt Ulqinin e konsideroj si njëfarë pushimi relaksues. Kur jam atje, ndjehem se jam me pushime.
Cili është vendi më i bukur që ke vizituar ndonjëherë për pushime?
Para disa vitesh, vizitova Dubain. Është vend i mrekullueshëm, ashtu siç raportohet në media, megjithatë mua më pëlqejnë qytetet e thjeshta, jo me ndërtesa gjigande. Por Dubai ishte i bukur.
Sapo ke nxjerrë këngën tënde të re “Boy”, si është pritur?
Më duket se po pranohet mirë nga publiku.
Në klip ti vjen si një kopje e Rihannës? Je frymëzuar prej saj?
T’ju them të vërtetën, nuk është se unë e kam përgatitur skenarin, por jam pajtuar me të. Sot ka kaq shumë prodhim në botën artistike të muzikës saqë është vërtetë sfidë të jesh 100 % origjinal. Më pëlqen Rihanna, sigurisht do të përvetësoj ndonjë detaj edhe prej saj.
Cilat janë ikonat që të frymëzojnë?
Marilyn Monroe, më duket një ikonë karizmatike dhe e talentuar.
Po nga shqiptaret? Inva Mula.
Me koncertet si po shkon kjo verë?
Frytshëm do të thoja.
Sa paguhen këngëtaret në koncerte? Ti personalisht?
Nuk e di se sa paguhen, por më duhet të them se nuk është profesion i dobët.
Si i ke marrëdhëniet me koleget Fjolla?
Të mira, ka ndonjë acarim aty këtu, por në përgjithësi shkojmë mirë.
A ka ndonjë, me të cilën nuk flet?
Ka, por jo me dëshirën time.
A është e vërtet që mes këngëtarëve ka shumë mërira?

Më duket absurde se çfarë dëgjoj dhe shoh ndonjëherë. Njerëzit janë të të gjitha llojeve, unë si e re që jam do të kem mësuar shumë nga kolegët me të cilët rrethohem.
Ndërkohë flasim pak për jetën private…E dashuruar apo jo?
Aktualisht, konfuze.
Si është Fjolla në një lidhje?
Jam Fjolla çdoherë.
Mashkullin ideal si do ta përshkruaje?
Së pari, mendoj se nuk duhet t’i shohim të ndarë sipas sekseve njerëzit me të cilët duam të jetojmë. Nuk bëj llogari se si duhet të jetë një “burrë i përkryer”, fillimisht sepse nuk ka asnjë qenie njerëzore të përkryer dhe së dyti sepse nuk dua ta kufizoj shpirtin që të dashurojë me përcaktime. Dashuria nuk ka kufizime, ajo është universale.
A je dakord që femrat sot janë bërë shumë materialiste?
Për sa i përket çështjes që sot gratë shohin më shumë pasurinë materiale se shpirtërore të një burri, mendoj se vjen nga rrethanat sociale dhe ekonomike që ekzistojnë sot në botë. Problemi më duket se është më i madh se kaq.
Sa ka qenë historia më e gjatë e dashurisë?
Mendoj se dashuria nuk është e kufizuar në kohë, në fakt për dashurinë s’mund të ketë kohë. Dashuri ose ka ose nuk ka. Për mua vlen: Nëse njëherë e do, gjithmonë e do, përjetë e do.
Në çfarë moshe ke pasur të dashur për herë të parë?
Isha e re kur u martova. Diku 17 vjeç. Kjo ka qenë hera e parë.
Po marrëdhënien e parë seksuale kur e ke kryer?
Pasi u martova. Fjolla ti je edhe nënë e një vajzë.
Sa e vështirë është për një vajzë të re si ty, të rrisë e vetme një fëmijë?

Në fakt unë kam shumë ndihmë nga prindërit e ish-burrit tim. Ata kujdesen shumë për vajzën. Për mua ka qenë dhe mbetet e vështirë kujdesi për të sepse isha shumë e re. Kisha nevojë për kujdes ndaj meje e lëre më që duhej të kujdesesha që të paktën minimalisht t’i plotësoja detyrat e mija si prind. Vajzën e dua shumë, e kam gjithçka në këtë jetë. Shpresoj të më falë për gabimet që mund të kem bërë ndaj saj.
Cila është marrëdhënia që ke me vajzën?
Kemi një marrëdhënie shumë shoqërore. Flasim hapur, duhemi, luajmë, këshillohemi. Unë nuk mendoj se fëmijët duhen trajtuar sikur të mos jenë të nivelit tonë. Unë mbaj mend shumë absurditete që më janë thënë në vegjëli duke më konsideruar të paaftë për t’i kuptuar gjërat. Nuk dua që vajza ime të ndjehet e njëjtë. Le të jemi shoqe të mira në radhë të parë.
Ajo jeton me ty?
Jo, ajo nuk jeton me mua. Të drejtat prindërore i ka fituar ish-bashkëshorti. Por, unë jam e kënaqur me kujdesin e familjes së ish-bashkëshortit ndaj vajzës sime. U jam mirënjohëse.
Cili do të jetë projekti i ardhshëm që do të sjellësh në muzikë?
Kjo do të jetë befasi për ju dhe gjithë publikun.
Çdo të thotë për Fjollën të jesh seksi?
Do të thotë të kesh atë lloj karizme, që tërheq seksualisht çdo qenie njerëzore. Të jesh seksi, për një grua do të thotë që kur të shohin gratë e tjera, t’u shkojë mendja në seks. E kjo, nuk besoj të jetë e lehtë.
Si ia bën që vazhdon të ruash një formë të përsosur fizike?
Kujdesi në ushqime, aktiviteti fizik (jo i kënaqshëm kohëve të fundit) dhe mbi të gjitha çlirimi mendor nga brengat ditore dhe jetësore.(albnews,tupani)

This slideshow requires JavaScript.

About these ads
 
1 Comment

Posted by on August 11, 2012 in News

 

Tags: , ,

One response to “Fjolla Morina: Seks për herë të parë me…(FOTO)

  1. Chelsea

    April 10, 2013 at 4:01 am

    Hello there, I believe your web site could possibly be having web browser compatibility problems.
    Whenever I look at your site in Safari, it looks fine however when opening in IE,
    it has some overlapping issues. I merely wanted to
    provide you with a quick heads up! Aside from that, great website!

     

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 681 other followers

%d bloggers like this: