RSS

Nik Xhelilaj shfaqet në premierën telenovelës turke “Qyteti i humbur’’

24 Sep

‘’Channel D ka mbajtur sekret për muaj të tërë projektin e pabotuar, i cili premierën e ka pasur të shtunën e kaluar. Bëhet fjalë për telenovelën ‘’Qyteti i humbur’’, ku një nga protagonistët kryesorë të këtij seriali është dhe aktori i njohur shqiptar, Kreshnik Xhelilaj. Kjo është hera e parë që në një telenovelë turke luan një aktor nga Shqipëria, ndërsa destinacioni i tij është Bollywood-i, si hyrje e re në tregun kinematografik në Azi.

Xhelilaj ka lindur në Shqipëri dhe ka krijuar një publik të gjerë fansash që e kanë ndjekur me projektet që ka realizuar deri më tani. Festivali Internacional i filmit në Moskë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë janë vetëm disa nga sukseset e Nikut, djaloshit i cili zotëron shumë mirë gjuhët italiane, turke dhe gjermane. “Ky emër është shumë premtues mes talenteve të reja në ekranet turke’’, kështu e kanë përshkruar portretin e aktorit shqiptar Nik Xhelilaj mediat turke. Ja çfarë ka thënë ai për një revistë turke gjatë premierës së filmit.
Është hera e parë që vizitoni Turqinë dhe shfaqeni në një projekt filmik…
Është hera e parë që shfaqem në një projekt filmik, por është hera e dytë që e vizitoj këtë vend të bukur, kam ndjekur këtu shkollën e lartë ushtarake për shtatë muaj.
Jeni përshtatur shpejt në këtë mjedis të aktorëve?
Po më ndihmojnë tej mase dhe në një mënyrë shumë të shpejtë jam përshtatur pasi turqishtja nuk është gjuha ime e parë. Pa këtë ekip, do të kisha dështuar (qesh).
Në cilin karakter e shihni veten?
Për herë të parë unë jam duke aktruar një karakter të ndershëm. Kadiri, një djalë dinjitoz, i përgjegjshëm në punët që bën pas humbjes së të atit, ai është mbështetja më e madhe për të ëmën.
(m.a/panorama plus/BalkanWeb/Tupani)

About these ads
 
Leave a comment

Posted by on September 24, 2012 in News

 

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 685 other followers

%d bloggers like this: