RSS

Daily Archives: January 24, 2013

Dietë e shëndetshme: Humbisni 2-3 kg për 1 javë


dieta 2Kjo dietë është cilësuar sipas dietologëve britanikë mjaft e shëndetshme. Sekreti i saj është konsumimi i sa më shumë perimeve jeshile, të cilat janë të pasura me substanca dizintoksikuese, përmbajnë pak kalori dhe japin një ndjesi ngopje. Madje dietologët e rekomandojnë të mbahet pothuajse një javë nga të gjithë sepse ndihmojnë jo vetëm për rënien në peshe, por edhe për të pastruar trupin dhe për t’u ndjerë më të lehte.

Dita e parë
Mëngjes: Një filxhan caji me kos pa yndyre + 2 lugë gjelle corn flakes

Paradreke: Një fetë bukë të zezë + 1 fete të hollë djathë light (i lehtë)

Drekë: Sallatë me lakër-karrote+1 filxhan caji qiqra të ziera+ 1 luge gjelle vaj ulliri

Pasdite: 1 frut kivi

Darkë: Një tas të vogël me sallatë jeshile dhe qepë të njomë + konservë peshku ton

Dita e dytë
Mëngjes: 1 fetë buke me 1 fetë sallam diete dhe 1 fetë djathë kackavall light

Paradreke: 1 portokall

Drekë: 2 filxhan caji spinaq me oriz dhe 1 fetë të vogël buke të zezë

Pasdite:1 kos të vogël

Darke:1 vezë të zier + 1 filxhan caji perime të ziera në avull (brokoli+karota+laker)

Dita e tretë
Mëngjes:1filxhan qumësht + 1 filxhan corn flakes

Paradreke:1 fetë bukë integrale+ 1 fetë sallam

Dreke:1 filxhan caji oriz të zier me 1 lugë djathë kackavall të grirë+sallate perimesh të ziera në avull

Pasdite: 2 kërpudha të pjekura me pak lëng limoni

Darkë: lakra të egra + 1 fileto peshku

Dita e katërt
Mëngjes: 1 filxhan qumësht + 1 filxhan corn flakes të tipit All Bran

Paradreke: 1 portokall + 2 arra

Drekë: 1 filxhan fasule pllaqi të furrës+ sallatë jeshile dhe karrotë të zier + 1 fetë bukë integrale (thekre)

Pasdite: 1 kos të vogël + 1 mollë jeshile

Darke: 1 pjatë supë pule ose 1 pjatë sallatë me perime të ziera në avull

Dita e pestë
Mëngjes: 1 banane + 1 filxhani djathë (cottage)

Paradreke: 1 sanduic të vogël me dy feta të holla buke dhe 1 fetë djathë+1 fete sallam+1 gjethe sallatë jeshile

Drekë: 1 pjatë të cekët me thjerrëza + 1 lugë uthull

Pasdite: Sallatë frutash me 1 portokalle+ 1 mandarinë +1 mollë + 1 kivi+1 kos

Darkë: 1 pjatë supë peshku ose supë pule

E shtuna dhe e diela mund të hani normalisht duke plotësuar deshirën tuaj edhe me ndonjë embëlsirë të vogël. Por kujdes, mos e teproni. Mund ta praktikoni si dietë herë pas herë sepse është mjaft e shëndetshme. (bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on January 24, 2013 in News

 

Tags:

Silvester Stallone pagoi miliona për ti mbyllur gojën të motrës!


silvester stalloneAktori i njohur, Silvester Stallone thuhet se i ka paguar motrës së tij një shumë të madhe parash, pas kërcënimeve të saj se do ti prishte karrierën me pretendimet se ai kishte abuzuar me të për vite me radhë.

Dokumentet ligjore të publikuara nga “New York Post”, tregojnë se 16 vjet më parë, ylli i kinemasë kishte rënë dakord ti paguante Toni Ann Filiti 1.2 milionë sterlina, si dhe 10.500 çdo muaj, për pjesën tjetër të jetës.

Ai gjithashtu kishte ngritur një fond besimi, duke paguar 31.500 stërlina në vit për shpenzimet e saj mjekësore dhe në psikiatri.

Burimet thonë se Filiti, e cila vdiq nga kanceri në mushkëri vitin e kaluar në moshën 48- vjeçare, kërcënoi aktorin e Hollivudit, me një padi në vitin 1987.

Sipas dokumenteve, ajo ka pohuar pretendimet e saj për lëndime personale, përfshirë edhe dëmtime fizike. Pavarësisht kësaj, ylli i filmit “Rocky” ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme pretendimet e saj për dhunë.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on January 24, 2013 in News

 

Tags:

Tarkani në gjykatë, akuzohet për përdorim droge


tarkanKëngëtari i famshëm turk, Tarkan Tevetogluu, është paraqitur në një gjykatë në Stamboll, ku po vazhdon procesi gjyqësor kundër tij për shkak të përdorimit të drogës.

Krijuesi i hitit “Simarik” akuzohet për “blerje, pranim dhe posedim të drogës dhe opiateve”.

Pala e akuzës ka kërkuar që ai të dërgohet në mjekim të menjëhershëm dhe më pas të dënohet nga një deri në dy vjet burg (bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on January 24, 2013 in News

 

Tags: ,

Macklemore & Ryan Lewis numer 1 ne SHBA


music-macklemore-ryan-lewis
Macklemore dhe Ryan Lewis kete jave kan zhvendosur Bruno Marsin nga pozita numer 1 ne SHBA.
Kenga e tyre me titull “THRIFT SHOP” edhe pse e publikuar ne muajin gusht te vitit 2012, tek tani eshte shendrruar ne hit,per dy jave eshte kenga me e shkarkuar ne SHBA,njofton dukagjiniE

TOP 10 kenget ne SHBA
1. (2) Macklemore and Ryan Lewis: ‘Thrift Shop’
2. (1) Bruno Mars: ‘Locked Out of Heaven’
3. (3) The Lumineers: ‘Ho Hey’
4. (84) Justin Timberlake ft. Jay-Z: ‘Suit & Tie’
5. (4) Taylor Swift: ‘I Knew You Were Trouble’
6. (6) will.i.am ft. Britney Spears: ‘Scream & Shout’
7. (7) Swedish House Mafia: ‘Don’t You Worry Child’
8. (5) Rihanna: ‘Diamonds’
9. (8) Justin Bieber ft. Nicki Minaj: ‘Beauty and a Beat’
10. (9) Phillip Phillips: ‘Home’

(tupani)

 
Leave a comment

Posted by on January 24, 2013 in News

 

Tags:

Nicole Scherzinger ‘Boomerang’ (degjone)


Nicole-Scherzinger-Boomerang
Ka rrjedh kenga me e re Boomerang’ nga Nicole Scherzinger te cilen mund ta degjoni me posht.
Kenga do te leshohet si single me 10 mars e kompozuar nga Will I Am,premiera e video klipit neser me 25 janar

 
Leave a comment

Posted by on January 24, 2013 in News

 

Tags: ,

Shkrihen akullnajat në Ande


akullnajatAkullnajat në malet e Andeve në Amerikën e Jugut janë tkurrur mes 30 dhe 50 për qind, që nga viti 1970, si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Një studim i ri tregon se akullnajat e Andeve po tkurren me një shpejtësi të madhë, më të madhen në më shumë se 300 vjet.

Antoine Rabatel, autori kryesor i studimit, e ka quajtur të paprecedencë tkurrjen e akullnajave në Ande gjatë tri dekadave të fundit.

Hulumtuesit gjithashtu paralajmërojnë se ngrohja në të ardhmen mund që krejtësisht të shkrijë akullnajat e vogla, që gjenden në lartësi të ulëta, të cilat lirojnë ujë të freskët për komunitete që gjenden poshtë.

Akullnajat e Andeve janë një burim vital i ujit të freskët për dhjetëra miliona amerikanë latinë.

Studimi u botua në revistën Cryosphere.(rel.tupani)

 
Leave a comment

Posted by on January 24, 2013 in News

 

Tags: ,

S’ka koncert të Rita Orës në Prishtinë për 17 shkurt


rita ora  shine ya lightVideoklipi i këngës “Shine Ya Light”, të cilin ylli botëror i muzikës, Rita Ora, e xhiroi në Prishtinë, nis me lajmin që jep djaloshi: “Rita po vjen, Rita po vjen”. Por ajo nuk do të vijë në Prishtinë. Së paku jo me një koncert në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, për të cilin ia kanë bërë ftesën institucionet kosovare.

Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi – i cili i prin Këshillit Organizativ të aktiviteteve festive të jubileut – ka dhënë lajmin. Ai ka thënë se Rita Ora nuk do të jetë në Prishtinë, për shkak të angazhimeve të saj.(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on January 24, 2013 in News

 

Tags: ,