RSS

Daily Archives: October 29, 2011

Halloween Sexy Kostume (foto)


Halloween Sexy Kostume (foto)

This slideshow requires JavaScript.

 
Leave a comment

Posted by on October 29, 2011 in News

 

Tags:

Intervistë :Adelina Ismaili- Faudel është mik i Presidentit Sarkozy


“Jam e lumtur… Dhe ky është suksesi më i madh i ekzistencës sime. Këngët, klipet, projektet, të gjitha vijnë dhe shkojnë. Nuk jam llastuar, por edhe sikur të jem, kam arsye (qesh). Lumturia ime varet vetëm nga ndjenja që çdo mëngjes zgjohem e buzëqeshur dhe çdo mbrëmje ndihem e mikluar. Asgjë tjeter s`ka rëndësi». Kështu e fillon rrëfimin e saj në këtë intervistë për «Panorama plus» këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili. Gazeta jonë ka siguruar intervistën e këngëtares së parë kosovare, e cila arriti të jetë artiste në qarqet më të larta të muzikës franceze, gjykuar nga fakti që bashkëpunon me njërin ndër producentët më të shquar francezë, Frederick Château, bashëpunim me këngëtarin Faudel, i njohur si «Princi i muzikës në Rai» , një ndër të rrallët që është fitues i çmimit botëror në muzikë (WMA në MTV) dhe mik i Presidentit Sarkozy, si dhe të jetë artistja e parë shqiptare në muzikën moderne botërore. Ne ju sjellim sekretet e suksesit të Adelina Ismailit, peripecitë, jetën në Paris, hakmarrjet dhe të vërtetën e heshtur për këmbën e lënduar.
Na trego fillimisht si erdhe deri te vendimi që të fillosh një karrierë në dy vende europiane, duke lënë pak mënjanë karrierën në Kosovë dhe posaçërisht në Shqipëri.

Natyrshëm. Nuk kishte mbetur më asnjë sukses për t’u arritur në Kosovë për mua. Kisha arritur në një stad ku mund vetëm të zbrisja më poshtë, më lart nuk kishte ku. Në Shqipëri mungoja, në mungesë kohe që t’i arrija të dyja, edhe pse realisht Shqipëria më dha shumë më shumë sesa Kosova. Ky është një fakt. Erdha dhe doja me çdo kusht të bëja një kthesë fillimisht në jetën time, pastaj të sprovohesha si artiste. Debutimi në Zvicër me DVD-në e albumit «Fenix» pati një sukses të konsiderueshëm dhe remiksimi i këngës «Tribalb» ishte suksesi më i madh, duke pasur parasysh që show biznesi në Zvicër është shumë pak i zhvilluar. Gjithsesi, jo vetëm ndihma por gjeneratori i çdo suksesi tim këto 3 vite është menaxheri im. Më motivonte edhe atëherë kur unë nuk besoja as në veten time, lëre pastaj profesionin. Unë doja vetëm qetësinë dhe këndelljen. Fitova më shumë sesa do mund të ëndërroja dhe kjo është meritë e tij. Vendosëm të fillojmë pa ndihmën e askujt, absolutisht askujt. Dhe donim diçka të madhe, jo vogëlsira. Na duhej diçka më e madhe, më sfiduese për mua fillestaren, e cila nuk ka qenë fillestare kurrë (qesh).
Erdhe në Francë dhe arrite të bashkëpunosh me top emra francezë. Pse Parisi?

Parisi është vendi ku lindi kultura europiane, e cila pastaj bartet në vendet e tjera. Më pëlqen influenca e emisioneve franceze në programet tona argëtuese kohëve të fundit. Në fillim mërzitesha kur ngatërronin Albania me Armenia. Mbaj një repertor të tërë të këngëve tona dhe pa mëshirë i bëja të dëgjonin ritmet unike të Veriut apo polifoninë e Jugut (qesh). Këtu kupton sa të dëmshëm jemi ne për njëri- tjetrin. Shaktërrojmë punën e njëri-tjetrit, saqë në fund arrijmë të mos na njohë askush. Nuk dimë të përfitojmë as nga tjetri, as nga vetja. Këtu kam kuptuar sa të vetmuar jemi në botën e kulturës jashtë Ballkanit, ku të gjitha meloditë kanë filluar të tingëllojnë njësoj. Parisi është vend që të jep të gjitha mundësitë të tregosh veten, por edhe të bartësh përgjegjësinë për atë që bën. Është vend që të bën të dashurohesh me të, por më së shumti të dashurosh vetën.
Cilët janë realizuesit, bashkëpunëtorët, thënë thjesht, më kë punove në debutimin tënd?
Kënga është punuar nga Frederic Château, në studio Asdorve këtu në Paris. Që ta qartësoj, Fred më shumë është  i njohur si bashkëpunëtor i Sir Paul McCartney në Francë, dhe producent i Natasha St Pier, Helene Segara etj. Tani së fundmi, realizues i projektit «Corne Afrique» për UNICEF  2011, në bashkëpunim me gjashtëdhjetë artistët më të shquar francezë; David Halliday, Yannick Noah, Florent Pagny, Jane Birkin etj. Njohja me Fredin ishte meritë e menaxheres, njëkohësisht dhe gruaja e Faudel, një grua që e dua jashtëzakonisht shumë. Tekstin në gjuhën angleze e kam shkruar unë. Gjithashtu dhe  melodia e teksti në gjuhën shqipe janë nga unë. Teksti në gjuhët franceze dhe arabe është shkruar nga Faudel, në fakt kjo është e veçanta e tij, bashkëdyzimi i dy gjuhëve aq të ndryshme. Videoklipi është punuar nga Mazava Productions, në selinë e tyre në Paris, me regji të Marc Gurung. Skenarin e kemi punuar unë dhe Valerie Atlan, njëherazi dhe bashkëpronare e Mazava Production. Menaxherë të projektit janë Alfonso Barbiera dhe Val Krasniqi. Fitova dhe një menaxher nga kjo punë (qesh). Kënga  «I love you more» është projekt i produksionit Iliada Entertainment dhe Xpert Events në koordinim me Universal Music. Në fakt, është dhe projekti i parë që paralajmëron albumin tim ndërkombëtar.
Kënga dhe klipi janë pëlqyer shumë nga fansat, madje në faqe të ndryshme shohim dhe komente nga të huajt. Na fol pak për mesazhin…
Këtë këngë gjithkush e kupton si do vetë. Ka shumë mesazhe, do thosha. Nëse nisem nga impakti që lë menjëherë, pa hyrë në analiza të thella, them që është një këngë e cila jo rastësisht ka katër gjuhë në vete dhe katër gjini muzikore. Është këngë pop, unë jam pop-këngëtare dhe, pavarësisht trendeve momentale, këtë herë nuk doja eksperimentime. Frëngjishtja është e natyrshme në këtë rast, dy kontrastet e mëdha të melodive zbuten me ëmbëlsinë e limituar të stilit francez në këngë. Dhe natyrisht, dy strofa të tëra në shqip. Unë mund të shkel gjithandej botës, por gjithmonë do të kthehem në vendin tim. Kjo jam unë, gjithmonë një shqiptare. Klipi është një ngjarje ku doja të isha më ndryshe, më e thjeshtësuar, ku vëmendja më shumë do përqendohej ne fabulën dhe mesazhet. Nuk donim asgjë të ekzagjeruar dhe për mua është problem të mos ekzagjerohem në look (qesh). Prandaj, konsultohesha me Zanfinën gati 8 herë në ditë. Ajo ka ideuar çdo imazh timin në klip, ka arritur të pamundurën, të më transformojë në zonjë (qesh). Edhe stilistja e Galliano ishte një ndihmë e madhe, ka vuajtur shumë me mua (qesh). Çdo skenë në klip ka një mesazh, prandaj nuk po ngutem. Në fakt, nuk jam ngutur kurrë. Më duhen vite të bëj diçka që nuk e kam bërë më herët. Nuk rrezikoj të kopjoj veten, nuk hyj në ata që puthin veten në pasqyrë (qesh).
Keni thënë publikisht që dëshironi një duet me Zanfinën këtu. Jeni ende me atë mendje?
Zanfina është gjithçka për mua. Si engjëll prej njeriu që është, ka duruar padrejtësitë dhe fabrikimet më të ndyra të estradës sonë. Nuk mund t’i ikë ndjenjes së fajit që çdo gjë i bëhet për shkakun tim. Po të mos ishte motra ime, sot do ishte shumë më e suksesshme se gjysma e këngëtareve ballkanase. Jam betuar se do të hakmerrem ndaj çdokujt që ka guxuar të lëndojë ndjenjën e saj. E dua sepse e meriton, por edhe për faktin që producenti im e kërkoi në këngë. Imazhi skenik i saj është absolutisht unik, dhe kjo këtu çmohet shumë. Këndimi i saj është gjithmonë vetëm i saj, jo kopjim. Rrugët e Parisit janë me miliona vajza që imitojnë me sukses. Por prapë mbeten në rrugë. Po, do të kem duet me Zanin këtu dhe jam e entuziazmuar që ajo do fillojë një karrierë ndërkombëtare. E kisha shumë vështirë ta bindja, më duket që lëkunda bjeshkën kur arrita t‘i mbush mendjen (qesh). Dueti me Zanin është dhuratë për punën time.
Edhe pse pa asnjë promovim, projekti ka arritur një numër rekord klikimesh në Youtube. Pse s’e keni promovuar ende askund?
Çdo e mirë ka të keqen e vet. Lëndova këmbën dhe çdo gjë është shtyrë në afat të pacaktuar. Nuk mund të shfaqem në promovime kështu. Nuk është ndonjë lëndim serioz siç mendohej, por më censuron shumë lëvizjen nga vendi në vend. Kemi anuluar dhe koncertet, gati gjithçka. Po mundohem të mbaj moralin lart, vetëm mua mund të më ndodhë të kem një projekt europian para vetes dhe të mos mundem të shfaqem askund (qesh). Non stop jam mes dy realiteteve, bashkëpunëtorëve që më japin kurajë dhe mjekut që rrudh vetullat sa herë i them që dua të aktivizohem. Duhet të pres, ndonëse kjo pritje po më streson. Prandaj u dakorduam ta «gjuajmë» në Youtube për fansat. Suksesi në Youtube vetëm sa po shton mosdurimin tim. Por, shëndeti mbi të gjitha.
Gjithsesi, duket që nuk jetoni keq këtu, jeni në qarkun e shtatë të Parisit që duket mjaft i shtrenjtë ?
Ah, lindja e diellit mbi Paris nuk ka çmim. Dua ta shikoj nga këtu çdo mëngjes (qesh). Kam edituar DVD në Zvicër, remiksin e këngës «TribAlb», kam edituar albumin «The best of» në portalet më të mëdha dhe tri vite kam pasur turne gati në çdo cep bote ku ka shqiptarë. Them se mund t‘ia ofroj vetes një jetë normale këtu, një kafe mëngjesi në Brasserie, ndonjë shëtitje kur kam kohë të lirë në Champs Elysses, ku çdo sekondë është fashion parade (qesh) dhe një drekë apo darkë që këtu zgjat me orë të tëra, sidomos kur mundohesh të merresh vesh me kamerierin në gjuhën angleze. Ende s’flas frëngjisht.
Çfarë mund të presim në të ardhmen? 
Jam vetëm 31 vjeç, por jeta ime ka qenë në skenë. Doja fund, por doli fillim. Ka filluar. Kam dhe dy këngë që kanë mbaruar këtu dhe do finalizojmë ngadalë albumin. Unë nuk parapëlqej të krijoj sensacione pa mbaruar punë, ka ikur koha e «boom»-eve të rrejshme mediatike. Sensacionet e kota po kthehen kundër artistit. Por edhe po të doja, unë e kam jashtëzakonisht të vështirë të shfaqem në mediumet tona. Në anën tjetër më ka marrë malli (qesh). Por për momentin e kam të pamundur.

(BLERAND REXHEPI per panoramaplus)

 
Leave a comment

Posted by on October 29, 2011 in News

 

Tags: ,

Pirro Çako: Kantautori, te “Kënga Magjike” me muzikë të vjedhur nga Pink


Të dielën e kaluar, Besa prezantoi këngën e tij “Botën do ndryshoja”, fansat revoltohen: “Ajo është kopje e ‘Fuckin perfect’ të Pink”

Siç është bërë tashmë traditë tek festivali “Kënga Magjike”, këngët krijohen nga aq pak kompozitorë, sa mund t’i numërosh me gishtat e njërës dorë. Siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit, përsëri edhe këtë edicion na është dhënë rasti të dëgjojmë shumë këngë të kompozuara nga Pirro Çako dhe Adi Hila, ndërkohë që Pirro kësaj here ka synuar që jo vetëm të ketë shumë këngë, por interpretuesit të jenë emra të njohur, duke mos munguar edhe vetë si konkurrent, kësaj here në duet me këngëtarin e njohur, Vedat Ademi. Vitin e kalar, kënga e Pirro Çakos “Sa e shite zemrën” fitoi çmimin e parë, ndërkohë që këngët e tjera, si dhe vetë ai, marrin vazhdimisht çmimet e dyta, të treta e kështu me radhë. Edhe pse e gjitha kjo nuk duket shumë normale, pasi do të donim më shumë emra që të krijohej më shumë kompeticion, hajt se po e pranojmë. Në fund të fundit, festivali është privat. Por ama, nuk mund të pranojmë dhe të pajtohemi kurrsesi, kur kantautori i mirënjohur, Pirro Çako, tek tufa e këngëve që paraqet në konkurrrim, të fusë edhe ndonjë me muzikë të vjedhur ashiqare. Dhe sinqerisht na vjen shumë keq jo thjesht për emrin e Pirros, por sidomos për viktimën e tij, që është Besa Kokëdhima, një këngëtare shumë e talentuar, e cila si rrallë kolege të saj, është kujdesur deri në detaje për të gjithë krijimtarinë e saj dhe daljet publike si në klipe, ashtu dhe në festivale e koncerte. Kur dëgjuam javën e kaluar prezantimin e këngës së saj “Botën do ndryshoja”, menjëherë kuptuam se ajo ishte një melodi me të cilën ishim të familjarizuar prej kohësh. Menduam se kjo ndodh thjesht sepse kënga ishte e bukur dhe se Besa e interpretoi shumë bukur. Por nuk vonuan reagimet e lexuesve tanë në adresën tonë të e-mailit dhe në Facebook, të cilët ishin shumë të indinjuar për faktin që Pirro Çako e kishte nxjerrë në konkurrim Besa Kokëdhimën me një këngë të vjedhur. Arsyeja që të gjithë e kuptuan këtë ngjashmëri, është fakti se bëhet fjalë për një këngë të famshme të Pink të titulluar “Fuckin perfekt”, të cilën të gjithë e dëgjojmë disa herë në ditë në radio apo në kanale televizive muzikore. Kënga, njoftojnë lexuesit tanë, është vjedhur deri në detaje, sepse edhe struktura është po ajo, pa bërë ndonjë modifikim të rëndësishëm. Nuk e kuptojmë se si ka mundësi që një këngëtare si Besa nuk e ka kuptuar plagjiaturën, por ka paguar një këngë jo origjinale dhe më pas ka pranuar të konkurrojë me të. Në fakt, po ta bënin të gjithë këtë, do të ishte shumë e lehtë, sepse dihet që një këngë e madhe ngjit në publik, por problemi është se krijimi duhet të jetë origjinal, se përndryshe nuk do kishte konkurrencë të ndershme,transmeton panorama.

 

 
Besa Kokdhima – boten do ndryshoja Kenga Magjike 2011

 
Leave a comment

Posted by on October 29, 2011 in News

 

Tags: , , ,

Halloween Kostumet 2011: Ide per kostume te frikshme per burra,gra dhe femijë(foto)


 
Leave a comment

Posted by on October 29, 2011 in News

 

Tags:

Zyrtare: Samsung e kalon Apple


Me siguri se ju kujtohet se javën e kaluar është folur shumë për mundësinë që Apple ka mbetur prapa rivalit të saj Samsung, sa i përket shitjeve të telefonave të mençur për tremujorin e fundit të vitit. Tani gjithçka është konfirmuar, pasi që Samsung ka njoftuar se ka arritur të shesë më shumë se 27.8 milionë telefona të mençur në tremujorin e fundit të këtij viti. Ndërsa, në anën tjetër, Apple për periudhën e njëjtë të vitit ka thënë se ka shitur 17.1 milionë telefona të mençur mobil, dhe posedon 14.6 për qind të tregut, në krahasim me 23.8 për qind, sa ka Samsung. Për momentin, Samsung është duke operuar shumë mirë me telefonat e saj të mençur, mirëpo kontestet e ndryshme ligjore mes Samsung dhe Apple kanë bërë që hovi i kompanisë nga Korea e Jugut të ndalet pak. Për ta matur këtë trend edhe në vendin tonë, pyetja jonë është se sa prej jush keni një telefon nga Samsung ose Apple?

 
Leave a comment

Posted by on October 29, 2011 in News

 

Tags: ,

Çiljeta operon gjoksin në Amerikë, shfaqet me përmasa të zvogëluara


Çiljeta Xhilaga, e cila së fundmi është bërë pjesë e spektaklit të Top Channel-it “E Diell”, mund të ketë ndërhyrë përmes kirurgjisë në Amerikë, ku ndodhej pak ditë më parë.

Ajo mendohet të ketë përfituar jo vetëm nga profesionalizmi i mjekëve, por edhe nga largësia, duke evituar kështu thashethemet e ndryshme. Duke parë fotot e saj mund të aludohet për një ndryshim fizik, gjë që e kanë vënë re edhe shumë fansa, të cilët e kanë komentuar në rrjetet sociale.
Pamja elegante e Çilit mund t’i dedikohet sidoqoftë edhe faktit që ajo ka humbur disa kg muajt e fundit, kjo edhe falë pjesëmarrjes në “Dancing with the stars”. Edhe pse, është paksa e vështirë që pjesa e dekoltesë të reflektojë kaq shumë ndryshimet në peshë…
Në fakt, Çili e ka shprehur disa herë dëshirën e pashoqe për të pasur një gjoks më të vogël, edhe pse pikërisht përmasat e bujshme të tij deri diku i dhuruan atë famë që ka sot. Edhe më herët “standard” ka shkruar se këngëtarja është parë në një klinikë private në kryeqytet, ku ndërhyrjet kirurgjikale i kryejnë mjekë të huaj, mesa duket për t’u konsultuar për gjoksin, për përmasat e mëdha të të cilit me kalimin e kohës bëhen problematike për shëndetin, kryesisht për shtyllën kurrizore,transmeton spiuni.
Kur u shkrua fillimisht se ajo dëshironte të zvogëlonte përmasat e gjoksit, komuniteti i Facebook-ut ku hitbërësja e “Pse të dua” ka shumë fansa, reagoi shpejt duke formuar grupin “Të bëhemi 1 milionë shqiptarë që Çiljeta të mos zvogëlojë gjoksin”. Nëse kjo gjë nuk është bërë ende realitet, fjala e fundit i mbetet gjithsesi asaj që cilësohet si njëra nga femrat më seksi në muzikën shqiptare.

 
Leave a comment

Posted by on October 29, 2011 in News

 

Tags:

Karmin – Crash Your Party (Original)


 
Leave a comment

Posted by on October 29, 2011 in News

 

Tags: ,

Më 11 nëntor, albumi i parë i Ardian Bujupit-“This Is My Time”(Official Video)


“This Is My Time” është titulli i albumit. Ai konsideron se kështu pasqyrohet më së miri gjendja e tij e tashme emocionale Ardian Bujupi, i cili u bë i njohur me kualifikimin e tij në vendin e tretë të spektaklit të madh gjerman të muzikës DSDS, më në fund do të publikojë albumin e tij të paralajmëruar prej kohësh.

Siç shkruan portali http://www.tikonline.de, këngëtari i lindur në Kosovë i ka dhënë vetes kohë të mjaftueshme për të punuar në albumin e tij debutues, të cilin do ta promovojë më 11 nëntor.

“Thi Is My Time” e ka titulluar 20 vjeçari singlin të cilin do ta publikojë më 11 nëntor. Ai konsideron se në këtë këngë pasqyrohet më së miri gjendja e tij e tashme emocionale.

“Gjatë muajve të fundit kam pasur shumë vendime për të marrë, por tash, më në fund po vjen koha që të merrem me atë që aq shumë e dua. Me muzikën. Unë e di, fansat e mi janë të gatshëm”, ka thënë Ardiani.

Të përmendim se po të njëjtën ditë do të ketë promovimin e albumit të tij edhe rivali dhe miku i tij, fituesi i DSDS, Pietro Lombardi.

 
Leave a comment

Posted by on October 29, 2011 in News

 

Tags: , , ,