RSS

Vdekja e “faleminderit”

25 Nov

Është konsideruar si njëra nga bazat e mirësjelljes, por thënia “faleminderit” po vdes në Britani, sipas një hulumtimi, shkruan gazeta britanike Telegraf.

Në vend të dështimit për të treguar mirësjellje, britanikët kanë filluar të përdorim fjalë tjera. Në fakt një në tre persona thonë se ata zakonisht përdorin fjalë tjera për të shprehur falënderimin.

Ndër frazat më të popullarizuara janë ato më pak formale që në shqip tingëllojnë me fjalët “flm” dhe “cull” si dhe fjala franceze “mersi”. Edhe pse një britanik mesatar ende thotë deri në 5000 herë në vit “faleminderit”, rezultatet e hulumtimit tregojnë një rritje të mënyrës më në zhargon të të folurit, ku 40 për qind e të anketuarve besojnë se ata përdorin “faleminderit”, më pak se gjeneratat paraardhëse.

Anketa e kryer nga televizioni “Food Network UK”, konicidon me fillimin e Ditës së Falënderimeve, po ashtu tregon se një në 20 veta përdorë fjalën “në rregull” në vend të faleminderit.

Por 95 për qind e të anketuarve ende besojnë se mirësjellja është e rëndësishme dhe tetë në 10 britanikë thonë se ata janë të ndershëm. sn/ hr/

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on November 25, 2011 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: