RSS

Mark Marku “Da si htjela” kenga e parë (Degjone)

20 Dec

Nëntëmbëdhjetëvjeçari, i cili shpërtheu në spektaklin e madh kroat për zbulimin e talenteve, tashmë po bën emër në Kroaci. Kënga e parë e Mark Markut e realizuar në kroatisht, “Da si htjela” (Sikur të doje) ka dy muaj që ka zënë vend në top – listat e shumë radiostacioneve të vendit, përfshirë edhe atë publik. Në disa prej radiove më të dëgjuara kroate është radhitur e dyta, fill pas këngëtares së njohur Jelena Rozga.

“Jam i befasuar që ndodhem në top – listat e të gjitha qyteteve. Në shumicën e radiostacioneve kënga ka zënë vendin e dytë dhe e konsideroj sukses të madh, duke marrë parasysh se jam në fillim të karrierës”, ka thënë Marku në një bisedë për gazetën nëpërmjet telefonit.

Këngëtari prizrenas ka thënë se tani po punon në realizimin e videoklipit të kësaj kënge. Ai do të promovohet në ditën e Krishtlindjeve. Notat e singlit të parë të Markut, i ka thurur kompozitori kroat, Miro Buljan, i cili ka marrë përsipër të kompozojë këngët e para të talentit kosovar. Kompozitori Miro Buljan ka realizuar disa nga hitet e këngëtarit të njohur maqedonas tashmë të ndjerë Toshe Proeski dhe atij kroat Tony Cetinski.

“Veçsa kam përfunduar videoklipin e këngës së parë. Premiera do të jepet në një televizion kroat, i cili transmetohet në gjithë ish- Jugosllavinë”, ka thënë Marku, derisa ka shpjeguar se videoklipi sjell një rrëfim interesant dashurie.

Me gjithë suksesin e këngës së realizuar në gjuhën kroate, Marku nuk do të heqë dorë nga këngët në gjuhën shqipe.

“Shumë shpejt do të kem edhe një këngë në gjuhën shqipe. Jam në negociata me Genc Prelvukajn, por ende nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Marku.

Talenti nga Kosova që bëri emër në Kroaci, nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

“Në janar do të nxjerrim në Kroaci edhe këngën e dytë dhe shpresoj të jetë e suksesshme sikurse e para”, ka thënë ai.

Marku po ashtu ka thënë se verën e vitit të ardhshëm do të fillojë ta shoqërojë Tony Cetinskin në koncertet e turnet të tij. Ky i fundit më 14 shkurt do të realizojë koncert në kryeqytetin serb, por Marku ende nuk e di nëse do të jetë “dora e djathtë” e Cetinskit në koncertin në Beograd.

“Ende nuk kam marrë ndonjë ftesë konkrete, por do të shkoja patjetër. Jam këngëtar dhe e kryej punën time. Pa marrë parasysh këto, nuk besoj se do të mund të shkoja, sepse unë jam kosovar me nënshtetësi”, ka thënë ai.

Mark Marku është radhitur i treti në spektaklin televiziv “Kroacia kërkon yllin”. Në paraqitjen e fundit, ai kishte interpretuar “Zajdi, Zajdi”, një këngë e vjetër maqedonase, të cilën e bëri hit Toshe Proeski tashmë i ndjerë. Performanca e tij kishte ngritur në këmbë jurinë dhe publikun, i cili e kishte duartrokitur e brohoritur për 60 sekonda pandërprerë. Kompozitori e këngëtari i njohur kroat, Tony Cetinski, njëri nga tre anëtarët e jurisë në “Kroacia kërkon yllin” kishte mbetur gojëhapur pas performancës së Markut.

Në qershor të këtij viti, Marku, bashkë me menaxheren e tij Ivana Nobilo-Cetinski, ka qëndruar në vizitë dyditore në Kosovë. (koha)

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on December 20, 2011 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: