RSS

Yjet në një paradë mode Golden Globe 2012 Red Carpet

16 Jan

Si çdo vit, parada e veshjeve ka qenë një nga elementët më të rendësishëm të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globe”. 

Edhe këtë herë, pas përgatitjeve të cilat kanë vazhduar për disa kohë, yjet kanë shkëlqyer në tapetin e kuq. Influenca e stilit të vjeter e klasik hollivudian, është parë në shumë prej veshjeve.

Megjithesë është paraqitur një ylber i tërë ngjyrash, ka qenë e bardha ajo që ka mbizotëruar në fustanet e mbrëmjes. Shumë prej të ftuarave, nga Charlize Theron te Angelina Jolie kanë preferuar të vishen me të bardha apo ngjyra të hapura.

Por, edhe ngjyra e zezë ka qenë dominuese. Yjet e Hollivudit si Mila Kunis, Julianne More apo Glen Close kane zgjedhur fustane klasike te zeza. Gjithashtu, ngjyra e kuqe eshtë përzgjedhur nga shume prej zonjave të pranishme.

Partnerja e George Clooney-t, Stacey Keibler dhe  fitueset e çmimit Oscar, Reese Ëitherspoon dhe Natalie Portman kanë shkëlqyer me të kuqe.

Ndersa tek meshkujt ka mbizoteruar kombinimi klasik i kostumeve të zeza me këmishe të bardhë dhe papion apo kollare. Madje, edhe qenin Uggi nga filmi fitues “The Artist” e kishin zbukuruar me nje papion të zi, per t’iu përshtatur atmosferës mondane.

Ndërkohë, çifti Angelina Jolie-Brad Pitt është cilësuar nga kritika si i veshuri më bukur.

Fustanet më të guximshme të  “Golden Globe” 

Ashtu si në çdo ceremoni të rëndësishme të Hollivudit, të gjitha të ftuarat në mbrëmjen e “Golden Globe” e dinin që veshja e tyre do të studiohej imtësisht. 

Ndarja e çmimeve prestigjioze kinematografike mblodhi disa prej yjeve më të mëdha të ekranit, por ishte Salma Hayek ajo që u vlerësua nga kritika për fustanit më “të guximshëm” të mbrëmjes, një veshje e vlerësuar pasi nxirrte në pah linjat e saj fine me shumë klas.

Dy fustanë të tjerë shumë të vlerësuar për guximin e tepruar ishte ajo e yllit të “Bridesmaids”, Wendi McLendon-Covey, një fustan i gjatë klasik me ngjyrë jeshile dhe ai i modeles Erin Wasson, e cila evidentoi shumë prej formave të saj të lakmueshme.

Ndryshe nga modelja, e cila i la shumë pak vend imagjinatës, Theron apo Kardashian u paraqitën në tapetin e kuq me veshje seksi, por shumë më “të përmbajtura”.(tch/tupani)

All Photos are Copyrighted – Reuters

 
Leave a comment

Posted by on January 16, 2012 in News

 

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: