RSS

Daily Archives: March 20, 2012

Arriti pranvera në hemisferën veriore


Në trojet Shqiptare si dhe në mbarë hemisferën veriore arriti pranvera. Në të njëjtën kohë, për banorët e hemisferës jugore fillon vjeshta.

Pranvera zakonisht vjen më 21 mars, por duke e pasur parasysh se shkurti kishte një ditë më shumë, në vitin vijues 2012 pranvera filloi sot edhe atë në orën 6 e 11 minuta.

Pranvera do të zgjasë 92,75 ditë, gjegjësisht deri më 21 qershor, kur vjen vera. Pranvera fillon atë moment kur Dielli me lëvizjen e tij e pret ekuatorin dhe kalon në veri.

Prej nesër dita do të jetë më e gjatë se nata, ndërsa dita do të vazhdohet shtesë në orët e paradites nga fundjava e ardhshme, nga 25 marsi, kur kalohet në llogaritjen verore të kohës. Në orën 2 të mëngjesit të dielën do t’i zhvendosim akrepat e orës për një orë përpara.

 
Leave a comment

Posted by on March 20, 2012 in News

 

Tags: