RSS

Si do të jetë ky dimër? Parashikimi afatgjatë për 6 muajt e ardhshëm

18 Oct

Kaluam një stinë të nxehtë, një prej më të thatave në dekadat e fundit. Nuk pritet e njëjta gjë për stinën e radhës. Dimri i sivjetshëm pritet të jetë më i ngrohtë sesa norma.

Sipas të dhënave që raporton Departamenti i Klimës dhe Mjedisit pranë Institutit të Gjeoshkencave, parashikohet se mesatarja e temperaturave të stinës të jetë 1-2 gradë më e lartë.

Ky është një parashikim afatgjatë për 6-mujorin tetor-mars 2013. Reshjet që do të bien gjatë kësaj periudhe do të jenë mbi normën përkatëse. Gjithashtu parashikohet që për shkak të temperaturave të larta ato të vijnë në formën e reshjeve të shiut, çka minimizon mundësinë për reshje bore.

E sipas një llogarie të thjeshtë, ky përfundim nënkupton një stinë të ngarkuar me shira, çka parapret edhe rrezikun e përmbytjeve. Sipas këtyre të dhënave, pritet një 6-mujor relativisht i lagësht.

I ndarë sipas muajve, ky parashikim tregon se tetori i këtij viti do të jetë muaji me intensitetin më të lartë të reshjeve krahasuar me normën. Parashikohet që mesatarisht të bien rreth 30 mm shi më shumë sesa norma mesatare e këtij muaji.

Nëntori gjithashtu parashikohet me intensitet më të lartë reshjesh sesa norma, me gati 25 mm më shumë. Po ashtu edhe dhjetori, ku parashikohet të bien 20 mm reshje më shumë sesa norma.

Janari, shkurti dhe marsi i 2013-ës parashikohet me një sasi reshjesh sa norma ose paska më të larta sesa ajo. Pra përkatësisht, këto tre muaj për nga karakteristikat e motit do të sillen si një dimër klasik.

Nëse do të bëjmë një përmbledhje të atyre që thamë më lart, pjesa e parë e dimrit do të jetë me mot të ngrohtë dhe të lagësht, pjesa e dytë brenda normalitetit të stinës.

Tjetërsimi i stinëve në Shqipëri

Prej vitesh po përballemi me një klimë që ndryshon ekstremisht në intervale të shkurtra kohore. Ditë me diell, temperatura të larta dhe thatësirë që zgjat në kohë. 

Kjo është panorama e verës që sapo kaluam, ku në të gjithë stinën u shënuan vetëm katër ditë me shi. E ndërsa presim të hyjë vjeshta me karakteristikat e saj, për ironi të të gjithëve ajo vjen pa asnjë ndryshim në atmosferë.

Shtatori, por edhe tetori, me vetëm ndonjë thyerje të shkurtër, kanë ruajtur nivelin e temperaturave verore. Praktikisht jemi në vjeshtë, por vetëm vjeshtë që nuk po ndjejmë.

Kjo na bën të kuptojmë se klima nuk është më në të njëjtat konture, kufijtë stinorë janë shkrirë, nuk kupton ku nis e ku mbaron dimri. Stinët e ndërmjetme, pranverën e vjeshtën, po i jetojmë gjithmonë e më pak.

Edhe reshjet kanë ndryshuar shumë karakteristikat e tyre. Po vërehet se ato kanë intensitet më të lartë, por në tërësi me vlera vjetore më të pakta. Të gjitha këto çojnë në një derivat: klima në Shqipëri po ndryshon.

E konfirmuar edhe nga burime shkencore dhe studiues, tanimë nuk mund të thuhet se vendi ynë ka një klimë tipike mesdhetare. Territori po ngarkohet me një klimë tropikale për verën dhe kontinentale për dimrin. Cka do të thotë se thatësirat zgjasin në kohë dhe reshjet vijnë me intensitet shumë të lartë.

Ajo sasi shirash që mund të shpërndahet për ditë e javë të tëra, konsumohet në një interval shumë të shkurtër kohe. Edhe temperaturat mesatare vjetore kanë pësuar një rritje prej 0.5-1 gradë.

Studiuesit e motit vërejnë se po ndodh dukuria e netëve tropikale, ku temperatura e natës i kalon 20 gradë Celsius. Vera që shkoi shënoi edhe numrin më të madh të këtyre netëve. Por, pavarësisht të gjitha këtyre ndryshimeve, ekspertët thonë se në Shqipëri nuk janë shënuar ende rekorde të reja për vlerat absolute.

Të gjitha ndryshimet e konstatuara më lart duhet të na bëjnë të fillojmë të mësohemi me idenë e të papriturave të klimës.(topchannel,tupani)

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on October 18, 2012 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: