RSS

Hetem Ramadani: Invën nuk e ndoqa shumë, ndryshe s’do ishte këtu

15 Nov

Hetem Ramadani, bashkëshorti dhe babai i vajzës së sopranos së mirënjohur Inva Mula ka promovuar dje në mbrëmje në Tiranë librin e tij “Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit”. E botuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Toena”, ai është shqipëruar nga
Nikollë Berisha, pasi botimi i parë qe në gjuhën sllovene. Ramadani, që është njëkohësisht një biznesmen i suksesshëm, rrëfeu edhe rrugën e suksesit të vet në punë, por edhe se si përmes meditimit, ai ka bërë për vete edhe Inva Mulën. “Unë nuk e kam ndjekur shumë Invën. Po të kisha ndjekur metodën që përdorin të gjithë, mbase Inva s’do të ishte sonte këtu. Unë përdora meditimin trashedental dhe ia dola”, – tha Ramadani, ndërsa u kujdes gjatë fjalës së tij të mos e teprojë, madje u justifikua me fjalët, “sepse Inva do më thotë po lëvdohesh shumë”. Në promovim, morën pjesë emra të shumtë të artit në Shqipëri, miqtë e tij: Timo Flloko, Vera Grabocka, Diana Çuli, Mira Meksi, Zhani Ciko, Ksenofon Krisafi, Maks Velo, Jorgo Bulo, Zana Turku, etj, etj. Sigurisht të pranishëm ishin familja e Invës në Tiranë, e motra Adelina dhe i ati, Avni Mula. E ndërsa motra u kujdes për të ftuarit, Avniu, nën shoqërinë e Zhani Cikos, u ul në radhën e parë të të pranishmëve.
PROMOVIMI
Promovimi u hap nga botuesja e “Toenës”, Irena Toçi, e cila pasi përcolli interesin e madh që ngjall libri, tha se Hetem Ramadani nuk është një njeri i zakonshëm, për aq kohë sa ka mundur të bëjë për vete Inva Mulën, sopranon e famshme shqiptare në botë. Mbi vlerat e botimit referoi edhe psikologia Mirela Sula, e po ashtu edhe përkthyesi i librit nga sllovenishtja. Nuk mungoi as fjala e aktorit Timo Flloko, mik prej disa vitesh me Ramadanin. Në fund, fjalën e mori vetë autori, i cili foli për rëndësinë e fizikës kuantike në lumturinë e njerëzve. Ai theksoi se bashkimi dhe uniteti i trupit, shpirtit dhe mendjes është çelësi i suksesit. Hetem Ramadani merret me Meditimin Trashedental, në disa orë në ditë, prej më shumë se 15 vitesh. Është i ndjeshëm në vlerësimin se MT-ja është filozofi. Gjithmonë e thekson se MT-ja është metodë e bazuar shkencërisht, të cilën e përjeton në praktikë dhe çdo ditë i shfrytëzon efektet e saj. Çdo ditë lexon disa libra nga fusha të ndryshme, që nga letërsia, menaxhimi, kimia dhe fizika kuantike.

Ka dëshirë të mburret se lexon vetëm autorët më të mirë dhe librat më të mirë. Të gjithë librat, nga Perëndimi dhe anglisht. Kështu, edhe biseda jonë zhvillohet më shumë në anglisht se në sllovenishten simpatike. “I tërë tregimi mbi meditimin është tregimi mbi integrimin e trupit, mendjes dhe shpirtit”, thotë ai, ndërsa shton se “ndërsa meditoj, e di se vetëm kjo ekziston; trupi nuk ekziston. Ekziston vetëm vetëdija, mund ta quash frymë ose shpirt. Meditimi të zgjon, e bashkon trupin, mendjen dhe shpirtin e pastaj trupi është plot e përplot energji dhe plot inteligjencë”.(bw,tupani)

About these ads
 
Leave a comment

Posted by on November 15, 2012 in News

 

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 661 other followers

%d bloggers like this: