RSS

Shpat Kasapi : Unë u ndava nga Afërdita

09 Mar

shpati kasapi aferdita dreshajMegjithëse është një nga femrat më të bukura shqiptare, bukuria e së cilës është vlerësuar edhe në botë, Afërdita Dreshaj duket se nuk ka qenë e dashur për vjehrrën e saj.

Pas ndarjes së saj nga Shpat Kasapi, sipas Panorama Plus, ishte mamaja e Shpatit, Gjylymsere Kasapi, profesoreshë në universitet, që ka nxitur ndarjen, pasi nuk duronte fjalët që përfliteshin për Afërditën.

Por një mundësi të tillë e ka mohuar vetë këngëtari i lindur në Shkup, sipas të cilit ai është ndarë nga Afërdita pasi nuk po u shkonte dhe me këtë nuk ka të bëjë asgjë nëna e tij.

“Kam deklaruar unë që jam ndarë nga Afërdita dhe jo mamaja ime, siç është shkruar në disa portale. Kam dhënë vetëm një deklaratë të shkurtër dhe nuk dëshiroj të flas më shumë, thjesht nuk na shkonte,” ka thënë Shpati.

Megjithëse e thuhet se Shpati ka thënë se nuk do të bashkohet kurrë me Afërditën, miq të afërm të tij thonë se ata mund të ribashkohen pasi ai është shumë i dashuruar në modelen e cila ka provuar vetën edhe në këndim.

Ata thonë se Shpati momentalisht është i zemëruar pasi e fejuara e ka keqpërdorur mirësinë e tij. Në anën tjetër Afërdita ende nuk e ka komentuar ndarjen.

Mediat kanë shkruar se arsye e ndarjes së tyre mund të jenë disa fotografi në të cilat këngëtarja dh modelia dukej në shoqëri të aktorit hollivudian Leonardo Di Caprio. Afërdita kishte deklaruar se me Leon kishte vetëm shoqëri, por mediat e huaja e kishin demantuar deklaratën e saj duke  thënë se ajo as që ishte në ato fotografi, pasi në shoqëri të Di Caprios ishte Margot Robbie.(kosovapress,tupani)

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on March 9, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: