RSS

Afërdita nuk më tradhtoi, nuk jam bërë për gjynah

30 Mar

30MarsShpataferditaShpat Kasapi nuk është i lënduar pas ndarjes nga modelja Afërdia Dreshaj. Ai thotë se po kalon kohë të mirë dhe po i vazhdon projektet e tij në muzikë.

Këngëtari nga Shkupi thotë se arsyet e ndarjes i dinë vetëm ata të dy por ai ka pranuar se në ndarje kanë ndikuar edhe fotografitë e publikuara të Afërditës me aktorin Leonardo Di Caprio. Por ai mohon mundësinë që Afërdita ta ketë tradhtuar.

“Ndikoi edhe kjo histori, po. Megjithëse mendoj se Afërdita nuk më ka gënjyer-tradhtuar, sedra dhe karakteri im prej mashkulli nuk ma bënë të lehtë pranimin e fotove dhe komentimin e tyre më pas”, ka thënë Kasapi për Bluetooth.

Ndërkohë ai tregon se vendimin për ndarje e ka marrë vetë dhe se në këtë vendim nuk ka ndikuar nëna e tij, ashtu siç  është thënë në media.

“Absolutisht jo. Vendimin për t’u ndarë e kam marrë i vetëm, i pandikuar nga askush. Jam në një moshë madhore dhe përgjigjem vetë për vendimet e mia. Nëna ime, si çdo nënë tjetër mendoj, ishte në merak për të birin e saj dhe ndoshta diku mund të ketë lëshuar një fjalë më shumë, e cila është dëgjuar nga gazetarët. Absolutisht ajo ka reputacionin dhe vendin e saj shumë të rëndësishëm në jetën time, por nuk kanë qenë fjalët e nënës arsyeja pse unë i dhashë fund me Afërditën”, ka thënë ai.

Shpati nuk ka dashur të komentoj fjalët që janë folur rreth ndarjes së tij me modelen e njohur, por ai thotë ishte ai që vendosi për ndarjen dhe se nuk ka nevojë që dikush të ndjejë keqardhje për të. Një deklaratë të tillë me keqardhje për Shpatin e kishte dhënë Adelina Tahiri, shoqja e ngushtë e Afërditës

“Nuk e kuptoj arsyen se pse i vjen keq asaj për mua. Nuk jam bërë ende për gjynah dhe për marrëdhënien time me Afërditën, na takon vetëm ne të dyve të flasim’, ka thënë Shpati.

Shpati ka thënë se ndarja me Afërditën është definitive dhe se gjithë çfarë mund të bëjnë në të ardhmen është të mbesin shokë.(kp,tupani)

 

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on March 30, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: