RSS

Barcelona s’ka fituar kurrë në “Alianz Arena”

23 Apr

barca-bayern_0602getty_630Barcelona nuk ka mundur të fitojë kurrë në fushën e Bayernit në një kompeticion zyrtar dhe bilanci i tri ndeshjeve në udhëtim në Mynih është prej dy barazimesh e një humbje. Në vitin 2009, pavarësisht një fitore të bujshme 4-0 (dy gola Messi, Eto’o, Henry) në “Camp Nou”, në një ndeshje me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, katalanasit barazuan në “Alianz Arena”, transmeton “Top-Channel”. Fitorja në këtë ballafaqim është edhe fitorja e vetme e Barçës në historinë e përballjeve mes dy klubeve, pasi në dy rastet e tjera Bayerni kishte arritur të fitonte në udhëtim. Për herë të parë, të dy klubet u përballën midis tyre në gjysmëfinalet e Kupës UEFA në vitin 1996. Në ndeshjen e vajtjes, në “Olympiastadion” të Munich, Barça arriti një barazim 2-2, pas golave të Witeczek e Scholl për vendasit dhe Garcia e Hagi për spanjollët. Pavarësisht shpresave që ngjalli ky barazim me gola jashtë, në “Camp Nou”, Barcelona u nënshtrua me rezultatin 1-2, pas golave të Witeczek dhe Markus Babbel. Për Barçën realizoi vetëm Ivan dela Penja. Të dy klubet u vendosën kundër edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në vitin 1998-99. Bayerni fitoi në Munich 1-0, me gol të Effenberg dhe përsëriti një fitore 1-2 në “Camp Nou”, me gola të Zickler e Salihamidzic, ndërsa për Barcelonën golin e vetëm e realizoi braziliani Giovanni.(kosovapress,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on April 23, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: