RSS

Dita e Librit shënohet vetëm nga shtëpitë botuese

23 Apr

libriDita Botërore e Librit dhe e Drejtës së Autorit është shënuar edhe në Kosovë, por kjo vetëm nga shtëpitë botuese, të cilët për lexuesit e librit kanë dhënë disa libra falas, si dhe kanë shitur libra me çmime shumë më të lira se sa vlera reale e tyre. Kurse, Ministria e Kulturës nuk ka paralajmëruar ndonjë aktivitet për të shënuar këtë ditë.

Por kjo ditë e zë vendin tonë me Ligjin për të Drejtën e Autorit, i cili nuk po respektohet, e që përbën shqetësim të madh për autorët dhe shtëpitë botuese, të cilat vlerësojnë se po dëmtohen nga pirateria e botimit të librave.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor./Kosovapress/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on April 23, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: