RSS

Turma njerëzish që duan të fluturojnë në Mars më 2018

23 Apr

marsNumri i aplikantëve për pjesëmarrje në fluturimin e pilotuar në Mars madje që tani është mjaft impresionues, konfirmojnë organizatorët e këtij misioni të udhëhequr nga turisti i parë kozmik, Dennis Tito. Pranimi i aplikacioneve të kandidatëve do të fillojë vitin e ardhshëm.

Ekspedita parashikon fluturimin rreth e përqark Marsit, ndërsa përcaktimi i startimit nga Toka më 5 janar të vitit 2018 kushtëzohet nga pozicionimi i përshtatshëm i ndërsjellë i Marsit dhe Tokës. Pas 501 ditësh të dy pasagjerët, ka shumë të ngjarë të jenë një çift i martuar, duhet të kthehen në Tokë. Dennis Tito siguron se nuk do t’i dërgojë njerëzit në kozmos pa u bindur në sigurinë e plotë të misionit të tyre.

Ndërsa midis ekspertëve pikërisht garantimi i saj dhe vihet në dyshim. Së pari, fluturimi parashikohet të realizohet me anijen e modifikuar “Dragon”, por ajo ekziston vetëm në versionin e anijes transportuese të ngarkesave. Kurse modifikimi do të marrë më shumë se një vit. Më tej, shumë ekspertë nuk janë të bindur në besueshmërinë e propozuar të mbrojtjes së ekuipazhit nga rrezatimi kozmik – shtresës së ujit dhe mbeturinave të veprimtarisë jetësore të njeriut deri në 40 cm. Dhe, së fundi, nuk është verifikuar orbita: në kurbën e presupozuar nuk kanë fluturuar madje as avionët pa pilot (drones). Rreziku më i madh e pret anijen gjatë kthimit, pranë Tokës: do të lindë nevoja e frenimit të shpejtësisë marramendëse, të jashtëzakonshme prej 14 km për sekondë. Përveç kësaj, në qoftë se anija do të hyjë në shtresat e dendura të atmosferës në një kënd pak më të madh nga ai i llogaritur, ajo do të digjet si një meteor. A do të jetë i aftë ekuipazhi, i përbërë nga njerëz jo-profesionistë, për manovrime shumë të rafinuara, prezice në këtë rast?

Rreziku është jashtëzakonisht i madh, por edhe persona të gatshëm për të fluturuar ka shumë. Mbi motivet e tyre përsiat specialisti psikoterapist rus Vladimir Malligin:

– Këta njerëz i shtyn edhe fryma e aventurizmit, edhe dëshira për t’u bërë të famshëm, edhe synimi për të fituar para. Një analogji e thjeshtë: pushtuesit, kolonizatorët e Amerikës ishin kryesisht aventurierë. Studimet kanë treguar se ata madje dhe gjenetikisht janë të ndryshëm nga njerëzit e tjerë. Në veçanti, me praninë e gjenomit përgjegjës për sintezën e serotoninës. Ata janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre për shkak se mërzitia për ta është e barazvlefshme me vdekjen.

Në mesin e kandidatëve janë, padyshim, tifozët e sporteve ekstreme dhe traumatike, si dhe ëndërrimtarët, të cilët duan të jenë njerëzit e parë që do të shohin Marsin nga një lartësi prej vetëm 100 milje, thotë psikologu kryesor i projektit rus “Mars-500” Juri Bubejev.

– Këta do të jenë, në radhë të parë, banorë të qyteteve të mëdha, të lodhur nga monotonia e jetës së përditshme. Ka shumë mundësi njerëz me ndofarë krizash, që duan të marrin arratinë nga problemet mbytëse. Në “Mars-500” dhe eksperimente të tjera me izolim shumë pjesëmarrës kanë kërkuar që gjatë kësaj kohe, pra për 1.5 vjet apo 2, të distancohen nga problemet e veta dhe të kthehen kur ato të kenë gjetur tashmë zgjidhje pa prezencën e tyre.

Tani projekti po kalon një fazë kritike: së shpejti do të bëhet e qartë nëse është reale apo jo të përgatitet startimi i anijes në datën e caktuar, deri në të cilën kanë mbetur më pak se 5 vjet. Nëse nuk do të arrihet të përgatitet deri në këtë afat kohor misioni, atëherë herën tjetër planetet (Marsi dhe Toka) do të pozicionohen në mënyrë të tillë kaq të përshtatshme vetëm në vitin 2031.

Është e qartë se shumë gjëra janë të lidhura me financimin e projektit. Fondacioni jo-komercial Inspiration Mars Foundation, i themeluar për financimin e misionit, duhet të mbledhë nga 1 deri në 2 miliardë $. Një pjesë e kësaj shume do të shpenzohet për pagimin e honorareve vullnetarëve për fluturimin e tyre.(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on April 23, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: