RSS

Edi Rama dhunë fizike ndaj Egin Cekës(Incidenti në Vjenë)

25 Apr

edi Rama_Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka konfirmuar incidentin mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka, në Vjenë.

Lajmi është publikuar nga disa agjenci lajmesh shqiptare. Ato thonë se Rama është konfliktuar me Eginin, djalin e ambasadorit tonë në Itali, Neritan Cekës, për komentet e zymta që ka bërë në lidhje me realitetin dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Në lidhje me incidentin, doli në një konferencë për shtyp në orën 14:30 zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi.

Në prononcimin e saj Harxhi konfirmoi lajmin që kreu i PS-së ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj diplomatit Egin Ceka, kur ky i fundit i është afruar për të biseduar për votën e emigrantëve.

“U njoftuam nga ambasadori Spiro Koci në OSBE në Vjenë, në lidhje me një incident të ndodhur dje në Vjenë, ku i ftuar ka qëën Rama. Në këtë aktivitet gjatë bisedës është fyer imazhi i Republikës së Shqipërisë. Në fund të bisedës diplomati i ri Egin Ceka është afruar pranë Ramës për të biseduar në lidhje me një pikë sic është vota e emigrantëve nëpërmjet ambasadave. Rama ka thënë se përfaqësuesit në ambasada janë tejet të politizuar, prandaj PS nuk pranon. Egin Ceka i është afruar dhe i ka thënë që shërbimi diplomatik nuk është i politizuar, por Rama ka reaguar agresivisht duke përdorur fillimisht dhunë verbale dhe më pas fizike”, thuhet në sqarimin e Harxhit.

Sipas saj, Rama ka cënuar me deklaratat e tij imazhin e Shqipërisë.

LAJMI NE MEDIA
Sipas, Civitas.al Rama ka qenë i ftuar për të mbajtur një fjalim në Akademinë Diplomatike të Vjenës, ndërsa të pranishëm kanë qenë mbi 100 diplomatë.

Burimet bëjnë të ditur se në përfundim të takimit Egin Ceka, diplomat shqiptar në misionin tonë në OSBE, i ka kërkuar Ramës sqarime në lidhje me këto qëndrime fyese të tij. Më pas raportohet se mes të dyve ka patur ofendime publike, madje edhe konfrontime fizike.

“Rama nuk ka preferuar të japë përgjigje, por e ka kapur diplomatin prej veshi dhe si të mos mjaftonte kjo e ka goditur diplomatin në kokë”, shkruan Civitas.al.

Dëshimitarë të këtij kanë qenë të gjithë të pranishmit e Akademisë Diplomatike të Vjenës, madje disa prej tyre kanë ndërhyrë për të ndarë këtë kacafytje të Ramës dhe diplomatit Ceka, thuhet më tej nga mediat.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on April 25, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: