RSS

Edi Rama më kapi veshin

26 Apr

egin cekaEgin Ceka rrëfen përplasjen në Austri: Rama më kapi veshin

VJENE- Diplomati shqiptar në Misonin tonë në OSBE, Egin Ceka ka pranuar të flasë për “express.al” për momentet e tensionit dhe dhunës verbale të ushtruar ndaj tij nga Kryetari i PS, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në Vjenë në Akademinë Politike të Vjenës. Që në fillim të bisedës diplmati Ceka thotë se ka mbetur i befasuar nga mënyra se si ka reaguar Rama dhe tonet agresive fillimisht në komunikim dhe më pas të shoqëruara edhe me dhunë e ushtruar.
Z.Ceka si e morët ftesën për të qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar nga Akademia politike e Vjenës?

Ftesë më ka ardhur në disa verisone. Më ka ardhur në email-in tim personal, në emailin e punës, por dua të them se ka qenë një ftesë e bërë gjithashatu online nga organizatorët e takimit. E kisha rregjistruar këtë ftesë në axhendën time dhe kisha planifikuar që të shkoja atje për të dëgjuar këtë bashkëbisedim.
Cila ishte tema e diskutimit?
Kryetari i PS po fliste në lidhje me diplomacinë dhe mbi zhvillimet politike në Shqipëri.
Çfarë nuk shkonte sipas jush në këtë referim të Ramës?
Ajo çfarë mua nuk më pëlqeu në këtë referim të tij, ishte sulmi që i bënte diplomacisë shqiptare. Sipas tij diplomacia jonë ishte e politizuar. U ndal tek arsyet se përse ai nuk mbështeste lejimin e votës për emigrantët. Sipas tij, nëse kjo do të bëhej, atëhere ai kishte frikë se votat do të vidhej. Në gjykimin tim, asnjëra prej këtyre që ai thoshte nuk qëndronte. Unë kam një vlersim krejt tjetër për diplomacinë shqiptare. Mendoj se ka njerëz të përkushtuar, megjithatë duke qenë se unë në atë takim kasha shkuar jo i autorizuar nga Misioni, atëhere vendosa që opinionin tim të mos e bëja publik duke komunikuar në sy të të pranishmëve, por duke bërë një bashkëbisedim me Ramën pas takimit.
Si nisi debate mes jush dhe Ramës?
Pikërisht në momentin që mbaroi fjala e publike e Ramës, ndërsa ishim në këmbë iu afrova dhe iu prezantova se cili isha dhe se çfarë pune unë bëja. Në këtë moment, ai reagoi menjëherë duke më thënë kush të ka dërguar. I thashë se nuk më ka dërguar askush, por vetëm doja t’i thoja mendimin tim. Në këtë moment ai bërtiti duke më thënë që të ikja nga ambienti dhe të dilja jashtë sallës. Unë iu përgjigja duke i thënë se nuk mund të largohesha, pasi isha në një ambient tepër familjar si Akademia Politike e Vjenës.
Si reagoi Rama pas kësaj?
Këtu ai u irritua shumë. Në këtë moment drejtoi dorën ndaj meje, më kapi fort flokët dhe veshin dhe më tërhoqi me forcë. Në këtë moment u gjenda i befasuar, pasi nuk e prisja një dhunim të tillë, aq më tepër në një ambjent publik si Akademia Politike e Vjenës. Kam reaguar menjëherë, duke i larguar dorën. Nuk më kishte ndodhur kurrë gjatë jetës sime një qëndrim i tillë, aq më tepër i një Kryetari partie. Kaloi çdo kufi të një njeriu normal. Aty unë i kam kërkuar llogari se cili je ti që guxon të ngresh dorën? Kërkonte që me provokimin e tij të më bënte dhe mua që të dilja nga sjellja ime. Në këtë moment tensioni, dëgjova se ai nisi të bërtiste duke thënë Provokator, provokator, provokator dhe tentoi të vijonte ushtrimin e dhunës. Në këtë moment janë afruar shumë të pranishëm që u futën mes nesh dhe ndërhynë për ta qetësuar atë.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on April 26, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: