RSS

Ishte shumë i bukur, sauditët e dëbojnë

26 Apr

omar-borkanemiriAutoritetet në Arabinë Saudite vendosën dëbimin e tre shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për arsyen “se ishin shumë të bukur dhe të parezistueshëm për femrat vendase”. 

Lajmi për këtë vendim absurd qarkullon prej ditësh dhe mediat ndërkombëtare janë vënë në kërkim të gjetjes së fotove dhe identitetit të personave të dëbuar për shkak të bukurisë së tyre. Njëri prej tyre quhet Omar Borkan Al Gala me profesion poet, aktor dhe fotograf i cili ndodhej në Riad për të marrë pjesë në një festival kulturor, ndërsa dy të tjerët nuk janë identifikuar ende.

emiri570

Policia fetare dhe e ruajtjes së moralit të shëndoshë bastisi studiot dhe zyrat e festivalit dhe pas identifikimit të tre shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe i dëboi ata.

emiri270-1

“Burrat nga Emiratet e Bashkuara Arabe shpërqendruan dhe bënë që të bien në dashuri me ta shumë gra”, thuhet në arsyen e dëbimit të vendosura nga autoritetet saudite.

emiri270
Menjëherë pas përhapjes së lajmit, faqja në Facebook e Omar Borkan Al Gala u pushtua nga mesazhe nga më të ndryshmet, që nga propozime të bujshme për martesë e deri tek komentet fyese e denigruese të meshkujve të tjerë.(tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on April 26, 2013 in News

 

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: