RSS

Tradhtia e Ronaldos, Irina zemërohet, ikën nga shtëpia

01 May

irina1-0904Të gjithë do të ishin të mendimit se një mashkull që e tradhton një bukuroshe siç është supermodelja ruse Irina Shayk, do të ishte një budalla dhe një i pamend. Por këtë pikërisht e ka bërë futbollisti i njohur i Real Madridit, Christiano Ronaldo. Këtë së paku e thotë vajza me të cilën ai dyshohet të ketë pasur aferë seksuale dhe atë vetëm një javë më parë, para ndeshjes tejet të rëndësishme të ligës së kampioneve me Borusia Dortmund.

Sipas mediave rozës, kjo e dëshmon edhe paraqitjen e tij tejet të zbehtë në këtë ndeshje, ku ekipi i tij ka pësuar debakël të vërtetë, duke u mposhtur me rezultat 4 me 1. Seks-bomba braziliane Andresa Urah, ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Ronaldon në një hotel në Gjermani.

Dhe duket se ky zbulim ka tronditur rëndë lidhjen e Christianos me Irinan, pasi kjo e fundit është zemëruar tej mase dhe pasi kanë pasur një grindje të ashpër, është larguar nga shtëpia e tij.

Edhe pse ende nuk ka asgjë përfundimtare nëse lidhja e tyre ka marrë fund apo jo, sipas miqve të tyre, gjërat nuk janë aspak mirë mes tyre. Sipas miqve të ciftit, Irina është e inatosur dhe shprehet se nuk mund ta kuptojë sesi ai ka mundur ta tradhtojë me një femër të tillë e cila nuk ka as gjysmën e bukurisë që ka ajo.

Në anën tjetër, Ronaldo i ka quajtur trillime dhe mashtrime deklaratat e “Miss Bub Bum”, duke thënë se ajo e ka bërë këtë vetëm për të fituar famë. “Dua të saktësoj se gjithçka në lidhje me këtë spekulim është një shpifje e ulët dhe se unë ndjehem shumë i irrituar nga kjo përpjekje për të dëmtuar jetën time personale”, është shprehur ai. (bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on May 1, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: