RSS

‘The Voice of Italy’, tjetër sukses për Elhaida Danin (Video)

03 May

dani elhaidaElhaida Dani, vajza 19-vjeçare nga Shkodra, që po mahnit gjithë Italinë me zërin e saj, gjatë performancave në “The Voice of Italy”, ka arritur të sigurojë kalimin për në turin e ardhshëm, pas performancave individuale “Live”, në një garim mes 4 kandidatëve të mbetur të skuadrës së Riccardo Cocciante-s. 

Këngëtarja shqiptare këndoi “All by myself” të Celine Dion, duke shtangur të gjithë të pranishmit me forcën e zërit të saj, si dhe duke hedhur baza më të forta për një triumf të mundshëm në “The Voice of Italy”, e vlerësuar me superlativa si nga publiku italian (edhe në rrjetet sociale), ashtu edhe nga juria e specialistëve.

Muzikanti Piero Pelù, i grupit Litfiba, i mrekulluar tha se “me zërin që ka, kjo vajzë mund të bëjë ç’të dojë”. Raffaela Carra, që e cilësoi thjesht “të mrekullueshme”, bëri ç’është e mundur, që ta bindte për ta marrë në skuadër. Këngëtarja Noemi e vlerësoi së tepërmi dhe Riccardo Cocciante, që e ka në skuadrën e vet, po e ndjek me pasion të jashtëzakonshëm ecurinë e këngëtares, e cila konsiderohet nga shumë veta si fituese e këtij edicioni.

Elhaida Dani është e njohur për publikun shqiptar si pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës, e më pas si fituese e “Top Fest 2012” në Top Channel, me këngën “S’je më”. Mbrëmjen e djeshme, ajo u vlerësua përveçse nga juria, edhe nga telespektatorët e Rai Due, pavarësisht se publiku përzgjodhi Mattia Lever, për të vazhduar më tej.(tch,tupani)

 

 
Leave a comment

Posted by on May 3, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: