RSS

Puthje gay në Eurovision

06 May

eurovisionKonkurrentja e Finlandës në Eurovision duket se po planifikon një puthje lesbike në arenën e spektaklit më të rëndësishëm të muzikës europiane, që do të mbahet më vonë gjatë majit. 

27-vjeçarja Krista Siegfrids, e cila do të konkurrojë me këngën “Martohu me mua”, në 18 maj, në spektaklin që këtë vit zhvillohet në Suedi, lajmëroi se po përgatit një “surprizë” të veçantë në fundin e performancës së saj.

Në një koncert në muajin prill, në Amsterdam, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë finlandeze për të mosaprovuar martesat homoseksuale, Siegfrids u puth me një prej balerinave që e shoqëronin.

Me shumë mundësi, 27-vjeçarja do të përsërisë këtë gjest në Malmo, me qëllimin, sipas saj, për të bërë një “shpallje publike” për të drejtat e barabarta midis të gjithë njerëzve.

“Homofobikët do të tërbohen nga kjo, por jam live në televizion dhe askush nuk mund të më pengojë”, paralajmëroi Krista.

eurovision1

Një vendim i këngëtares për t’u puthur me një femër në skenë mund të krijojë shumë probleme për transmetimin e Eurovisionit, për shkak të pakënaqësisë ose deri bojkotit, që mund të bëjnë disa vende lindore me ndienja të fuqishme të homofobisë.

Në rregulloren e Eurovisionit, deklatatat politike janë të ndaluara, por këngëtarja lesbike pretendon se mesazhi i saj ka të bëjë me “dashurinë dhe tolerancën”. (tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on May 6, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: