RSS

“Youtube” bëhet me pagesë

06 May

youtubeShumë shpejt, ndjekja e videove në “Youtube” mund të bëhet me pagesë. 

Rrjeti më i madh i postimit të videove në internet, në pronësi të “Google”, pritet që të shpallë vendosjen e një pagese më vonë gjatë kësaj jave, për një seri videosh të kanaleve me përmbajtje të specializuar.

Sipas “Financial Times”, mësohet nga burime brenda “Youtube”, se një abonim mujor në faqe do të jetë prej 1.99 dollarë, e do të lejojë shikimin deri të 50 kanaleve të posaçëm brenda rrjetit.

Përdoruesit me pagesë, do të jenë në gjendje që të ndjekin programet e tyre televizive, filmat, dokumentarë apo këngë nga kanalet përkatëse.

Njëkohësisht, pagesa e kuotës së anëtarësimit pritet që të heqë reklamat nga videot që do të mbeten pa pagesë.

”Youtube”, krijuar fillimisht si një rrjet i postimit të videove, regjistroi një rritje “astronomike” pas dhjetorit 2011, kur futi risinë e kanaleve të hapura, e administruara nga kushdo që ka dëshirë të hapë një kanal.

Në “Youtube”, një faqe me mbi një miliardë ndjekës unikë në muaj dhe mbi katër miliardë klikime mujore, rendit midis partnerëve të saj zyrtarë disa prej kompanive më të mëdha mediatike apo kinematografike të botës.(tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on May 6, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: