RSS

Gjenden 3 vajzat e zhdukura 10 vjet më parë

07 May

amandaberry8Tri gra të reja, të cilat ishin zhdukur rreth një dekadë më parë në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, janë gjetur të gjalla.

Amanda Berry është zhdukur në vitin 2003 në moshën 16 vjeçe, ndërsa Gina DeJesus një vit më vonë, në moshën 14 vjeçe.

Ato dhe Michele Knight, 32 vjeçe, e cila është zhdukur në vitin 2002, janë gjetur në një shtëpi në qytetin Kleveland.

Policia ka bërë të ditur se tre burra janë arrestuar në lidhje me rastin.

Po sipas policisë, tre të dyshuarit janë vëllezër dhe njëri prej tyre ka jetuar në shtëpinë ku janë gjetur vajzat.

Rasti thuhet të jetë zbuluar nga fqinjët, të cilët kanë dëgjuar britma brenda shtëpisë. Po ashtu thuhet se Berry ka përdorur dispeçerin për emergjenca në telefon për të kërkuar ndihmën e policisë.

Raportohet se së paku njëra nga vajzat ka një fëmijë.

Të gjitha ato ndodhen në spital në gjendje stabile.(rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on May 7, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: