RSS

Vidhen 45 mln $ nga bankomatët

10 May

paraAutoritetet amerikane kanë bërë të ditur se një unazë e krimit kibernetik ka vjedhur 45 milionë dollarë, duke sulmuar një databazë të kartelave debitore dhe duke tërhequr para nga mijëra bankomatë, në më shumë se 25 vende.

Aksioni është cilësuar si një nga vjedhjet më të mëdha bankare në histori.

Vendet ku janë vjedhur paratë nga bankomatët përfshijnë Francën, Gjermaninë, Britaninë, Italinë, Japoninë, Pakistanin, Rumaninë, Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët amerikanë kanë thënë se operacioni ka ndodhur në dy faza, në dhjetor dhe në shkurt.

Autoritetet në SHBA kanë arrestuar shtatë persona, nën akuzat se kanë qenë pjesë e qelizës njujorkeze të unazës.

Ata akuzohen se kanë tërhequr 2.8 milionë dollarë para të gatshme në më pak se një ditë.

Prijësi i akuzuar i qelizës amerikane raportohet të jetë vrarë në Republikën Domenikiane, muajin e kaluar.(rel,tupani)

 
1 Comment

Posted by on May 10, 2013 in News

 

Tags: , , , , , , , , ,

One response to “Vidhen 45 mln $ nga bankomatët

  1. antonio

    May 15, 2013 at 11:48 pm

    Non mi capita mai di fare commenti sui blog che leggo, ma in questo caso faccio un’eccezione, perch il blog merita davvero e voglio scriverlo a chiare lettere.

     

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: