RSS

Festivali i Kanës nis me rrebesh

16 May

leo-shi

Është një nga eventet më luksoze të kalendarit të showbiz-it, por këtë vit ceremonia e hapjes së Festivalit të Kanës nuk i shpëtoi dot shiut të rrëmbyeshëm që detyroi yjet e kinemasë botërore të fshiheshin nën çadra. 

Leonardo Di Caprio, Carey Mulligan, Freida Pinto dhe Nicole Kidman u shoqëruan të gjithë me punëtorë që i mbanin çadrat dhe u munduan të ruanin sharmin e tyre në rrugën e shkurtër nga limuzina deri tek tapeti i kuq, pavarësisht rrebeshit.

mulligan-shi

“Kishte shumë njerëz rreth meje kur dola nga makina dhe nuk lëvizja dot. Madje më goditën me çadër në kokë. Prisha pak fjalorin dhe u pendova pasi një kamera po xhironte gjithçka”, tha Mulligan për ‘Daily Mail’.

Ky është Festivali i 66 i Filmit në Kanë. Gjatë 12 ditëve të ardhshme, disa nga prodhimet më ambicioze artistike do të kenë premierën e tyre botërore pikërisht në këtë festival.

kidman-shi

Favorit për fitimin e “Palmës së Artë” është filmi ‘The Great Gatsby’ me protagonistë Leonardo Di Caprio e Carey Mulligan dhe me regji të Baz Luhrmann.(tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on May 16, 2013 in News

 

Tags: , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: