RSS

15 orë punë çdo ditë, 24-vjeçari vdes nga mbilodhja

17 May

Li Yuan died of a sudden heart attack at the officeTë jetuarit në një epokë ku jeta është bërë gjithmonë e më intensive dhe presionet monetare gjithmonë e më të mëdha, nuk është aspak e dobishme për shëndetin. 

Ndonëse statistikat nuk janë të qarta, numri i personave që vdesin si pasojë e mbilodhjes apo stresit në punë, duket se është shtuar në mënyrë dramatike në dekadat e fundit.

Së fundmi, një 24-vjeçar i quajtur Li Yuan, i punësuar në një kompani publicitare, ndërroi jetë pasi prej muajsh punonte nga 15 orë në ditë.

Ndërsa sfilitja iu akomulua ditë pas dite, me Yuan që duhet të punonte çdo ditë nga ora tetë e mëngjesit deri në 11 të darkës, pa llogaritur kohën e transportit si të përfshirë në pune, zemra e të riut pushoi ndërsa ai ndodhej mbi një pirg shkeseash në zyrën e tij në Pekin.

Li u shoqërua me urgjencë në spital, por atje ai u konfirmua i vdekur në mbërritje.

Rritja e shkëlqyer ekonomike e Kinës në dekadat e fundit, ka shtyrë gjithmonë e më shumë kinezë që të përpiqen të përfitojnë nga shansi i paraqitur, për të grumbulluar sa më shumë të ardhura për jetën e tyre.

Me një ekonomi në lulëzim, shumë persona pranojnë të punojnë në dy punë apo me orë të tejzgjatura.

Si rrjedhojë, besohet se Kina ka kaluar Japoninë për numrin e vdekjeve të lidhura me stesin apo mbilodhjen në punë, me rreth 600 mijë të tilla në vit.

Prej kohësh mjekët paralajmërojnë se trupi i njeriut nuk është në gjendje të përballojë punë me një orar të tillë të tejzgjatur, sidomos kur shkurtohet edhe orari i gjumit, por për fat të keq, duket se një ndryshim nuk duket i afërt në këtë drejtim.(tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on May 17, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: