RSS

Elhaida Dani mahnit Italinë(Video)

17 May

elhaida dani -..Nëse deri tani Elhaida Dani, këngëtarja shqiptare që po konkuron në edicionin e “The Voice of Italy”, është konsideruar shumë e talentuar, tani e tutje ajo kapërceu këtë përcaktim dhe po konsiderohet mahnitëse. 

Në mbrëmjen e sotme, ajo këndoi “Adagio” të Lara Fabian, një këngë tëpër e vështirë, por që arriti ta interpretojë në mënyrë të madhërishme.

Mes lotëve ajo përfundoi interpretimin e saj, që emocionoi jurinë e me sa duket edhe publikun.

Pasi rrëmbeu vlerësimin e jurisë me talentin e saj, po fiton zemrat e telespektatorëve, mijëra prej të cilëve e televotuan, duke e çuar kështu drejtpërsëdrejti në gjysmëfinale.

Këngëtarja Noemi, anëtare e jurisë, tha se kjo është një teknikë e lartë në shërbim të një emocioni të madh, ndërsa Raffaella Carra e akuzoi, me shaka, se ka thyer abazhurët me fuqinë e zërit.

Riccardo Cocciante, ky i fundit e ka Elhaidën në grupin e tij, nuk diti ta fshehë mallëngjimin.

Në rrjetet sociale. Elhaida konsiderohet prej kohësh si fituese. Por, pas interpretimit të sotëm, shumë të tjerë e ngrenë në qiell.

Brënda pak minutave qindra komente e lëvdata për 19-vjeçaren me origjinë nga Shkodra, e cila vetëm një vit më parë ka fituar “Top Fest” në Top Channel, me këngën “S’je më”.

Tanimë, për Elhaidën duket se nuk ka më kufij e pengesa, zëri dhe talenti i saj sonte hynë në çdo shtëpi e zemër. (tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on May 17, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: