RSS

Këngëtarja serbe fyen shqiptaret në Eurovizion

18 May

mariaMaria Sherifoviç, këngëtarja serbe qe fitoi festivalin Europian ne vitin 2007 ka hapur polemika lidhur me komentet e saj mbi perfaqesimin e shqiptareve ne Eurosong. Portali serb “Kurir” raporton se Sherifoviç ka fyer gazetaret shqiptare si dhe këngëtaret qe kane përfaqësuar vendin tone, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Sipas “Kurir”, këngëtarja e pranishme ne konferencën per mediat ka reaguar ashpër gjate pyetjeve te gazetareve qe i jane drejtuar përfaqësuesve te Serbisë ne Eurosong lidhur me veshjet e tyre. Sipas sitet, gazetaret e kane pyetur palen serbe se cilet kane qene stilistet qe kane pergatitur kostumet e tyre dhe pse nuk e kane dërguar ne shtepi menjëherë kete person?! Këngëtarja dhe fituesje e Eurosong 2007, shkruan “Kurir” ka reaguar me nervozizëm duke iu thene atyre “Shihni se si dukeni ju!”. Po sipas portalit serb, i cili ka publikuar edhe nje status te Sherifoviç ne rrjetin Twitter, kengetarja ka komentuar edhe performancen e Adrian Lulgjurajt dhe Bledar Sejkos, duke shkruar “Pse uleret, idiot i shpupuritur”. Por ne faqen e saj personale ne Twitter Sherifovic është perpjekur ta mohoje kete raportim te mediave serbe. E pyetur nga shqiptare mbi deklaratat e Kurir, këngëtarja eshte shprehur se “kjo situate është nje keqkuptim” duke i vene fajin gazetave.(vizionplus,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on May 18, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: