RSS

Sllovaki: Evitohet vjedhja rekorde në bankë

21 May

euroPolicia e Sllovakisë thotë se e ka arrestuar një shtetas gjerman, i cili është përpjekur ta vidhte shumën rekorde të parave – një miliard euro, nga një bankë në kryeqytetitin Bratisllavë, kanë raportuar mediat lokale.

Përfaqësuesja e policisë, Andrea Dobiashova, tha se kjo do të ishte vjedhja më e madhe në Sllovaki, në dhjetë vitet e fundit.

Shetatasi gjerman, Stefan S. është paraqitur si përfaqësues i dy kompanive të regjistruara në Sllovaki dhe ka kërkuar nga nëpunësit e bankës në Bratisllavë, që në xhirollogarinë e tij të bartet një miliard euro.

Me këtë rast ai ka paraqitur urdhresë të falsifikuar për transfer të parave dhe letrën e falsifikuar të Bankës Qendrore të Sllovakisë, në të cilën shkruante se banka duhet të bëjë transfer të parave, që atij gjoja i ishin dërguar nga një bankë e jashtme.

Por, për shkak të sjelljes së tij të pazakonshme, punonjësit e bankës e thirrën policinë, dhe shtetasi gjerman u arrestua derisa ishte në lokalet e bankës.

Ai mund të dënohet deri në 15 vjet burg.(rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on May 21, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: