RSS

The Doors, ndahet nga jeta Manzarek, një nga themeluesit

21 May

MANZAREK2-obit-articleInlineRay Manzarek, muzikant që i binte instrumentave tastierë (organo) dhe një nga themeluesit e grupit rock të viteve 1960, The Doors, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. 

Ai krijoi bandën rock me këngëtarin udhëheqës Jim Morrison në 1965, pas një takimi që patën në plazhin Venice të Los Angeles.

Manzarek, i cili vuante nga një tumor në rrugët e tretjes prej disa vitesh, ndërroi jetë në një klinikë në Rosenheim të Gjermanisë, teksa e shoqja dhe vëllezërit ndodheshin të pranishëm.

The Doors fitoi famë në vitet ’60 falë hit-eve si “The End”, “Break on Through to the Other Side” dhe “Hello I Love You”.

Ata shitën më shumë se 100 milionë albume në mbarë botën dhe Manzarek u bë një nga tastieristët më të njohur të epokës së tij, teksa mjeshtëria e tij thurte këngë si “Riders on the Storm” dhe “Light my Fire”.MANZAREK1-obit-articleLarge
Vdekja e Morrison, për shkak të atakut kardiak gjatë një dushi, në Paris, më 3 korrik 1971 i dha efektivisht fundit grupit, edhe pse Manzarek, i lindur në Chicago, vazhdoi me detyrën si këngëtar.

Një raport i mjekut theksonte shkak të vdekjes së tij një atak kardiak, të agravuar prej pirjes së tepër të alkooleve.

Në vitet e fundit, Manzarek luajti nëpër banda të tjera dhe, në 1998, shkroi autobiografinë më të shitur “Light My Fire: My Life with The Doors”. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on May 21, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: