RSS

Fiksimi i votave në Eurovision, incident diplomatik Rusi-Azerbajxhan

22 May

rusiaeurovision2105Ambasadori i Azerbajxhanit në Moskë u thirr ditën e martë me urgjencë në Kremlin, për të dhënë shpjegime mbi një skandal të fiksimit të votave në Eurovision, te ndodhur ne dëm të këngëtares ruse, raportuan mediat ruse gjate dites. 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, telefonoi ndërkohë homolugin e tij në Baku, pasi Azerbajxhani nuk i dha asnjë pikë të vetme Rusisë.

Ajo që shkaktoi skandalin ishte fakti se nga rishikimi i të dhënave të telefonatave të publikut, rezultoi se këngëtarja ruse ishte votuar e dyta, ndaj duhet të fitonte dhjetë pikë.

Megjithatë, për një arsye të pashpjegueshme, ish-Republika Sovjetike, e banuar nga një pakicë e rëndësishme ruse, vendosi të ndryshonte rezultatin, duke nxjerrë nga lista e pikëve Dina Garipovën.

Këngëtarja u rendit e pesta, 17 pikë pas Norvegjisë së vendit të katërt dhe dhjetë pikë më shumë nuk do të kishin ndryshuar rezultatin, por në një vend që e merr shumë seriozisht Eurovisionin si Rusia, sipas vetë fjalëve të ministrit Lavrov, falsifikimi ishte një “skandal i vërtetë”.

Suksesi i këngës “Believe” në Eurovision, kënduar nga Dima Bilan në vitin 2008, u trajtua në Rusi si një sukses i madh kombëtar./ Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on May 22, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: