RSS

Myftiu Tërnava aplikon për statusin e veteranit të UÇK-së

23 May

Naim-TernavaMyftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe disa bashkëpunëtorë të tij kanë aplikuar për statusin e veteranit të UÇK-së, megjthëse siç shkruan “Koha ditore”, nuk kanë bërë as “bam” në luftë!
Por myftiu Tërnava, si kontribut në luftë ka përmendur disamijëra marka e ndihma ushqimore dhe sanitare për refugjatët shqiptarë në zona të ndryshme të luftës. Sipas myftiut, kjo është e mjaftueshme për të marrë statusin e veteranit të luftës. Tërnava pohon se ka lobuar për të marrë statusin, dhe se ka takuar kryetarin e Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku. Myftiu pohon se eprorë ka pasur Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Rrustem Mustafën, Kadri Kastratin etj. Këtë kontribut e ka dhënë nga 6 marsi 1998 deri më 13 qershor 1999.
Në atë periudhë kryetar i Bashkësisë islame ka qenë Rexhep Boja, i cili i ka këshilluar kolegët e tij hoxhallarë që të mos bëjnë një gjë të tillë.
Por sikur Tërnava për veteran ka aplikuar edhe kryeimami Sabri Bajgora, si dhe komplet kryesia.(qik,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on May 23, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: