RSS

Familja Shaqiri: Krenar me ty Xherdan

26 May

xherdan shaqiriXherdan Shaqiri bëhet shqiptari i parë që fiton një Champions League. 21-vjeçari nga Gjilani u shpall dje në “Wembley” kampion i Europës me Bayern Munchen dhe një gjë e tillë i ka bërë të ndjehen shumë krenarë familjen Shaqiri: babain, nënën, vëllezërit dhe motrën.

Vëllai i madh i Xherdanit, Arianiti, i cili jeton në Mynih është shprehur: “Si vëllai i madh e shtyja gjithmonë Xherdanin të merrte pjesë në lojëra futbolli dhe kompeticione të tjera sporti. Ai ishte më i vogël dhe më i ri por mësoi shpejtë të përballej me më të mëdhenjtë. Kishte ambicje të mëdha ndaj dhe sot është te Bayern.

Medina 13-vjeçare, vajza e familjes vijon: “Unë jam më e vogla e familjes. Më vjen keq që nuk mund ta ndjek gjithmonë Xherdanin por unë fansja më e madhe e tij dhe shpresoj që të fitojë më shumë në karrierën e tij. Jemi shumë krenarë për të”.

Në të njëjtën vijë janë edhe prindërit: babai Isen dhe nënë Fatmira. “Kemi vuajtur shumë në jetë, kemi qënë të pasur dhe të varfër, por asnjëherë nuk e kam penguar në ëndrrën e tij për futbollin“, shprehet i ati i Xherdan Shaqirit.

Ata janë krenarë për djalin e tyre, por edhe ne, të gjithë shqiptarët jemi krenarë për vëllain tonë. /albeu/Tupani
201305251652607670462-p2

2w650c0.bild-4

2013-05-25T214852Z_1656785058_LR2E95P1OL5EO_RTRMADP_3_SOCCER-CHAMPIONS

201305251639599780320-p2

201305251650606300432-p2

 
Leave a comment

Posted by on May 26, 2013 in News

 

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: