RSS

Mediat serbe: Skandal: Bayerni festoi me flamurin e Thaqit

26 May

fotoMediat serbe vazhdojnë t’i fryjnë emocioneve të tyre shoviniste sa herë që shfaqet flamuri i Kosovës.

Serbët vërtetë të befasojnë me bindjet e tyre të fantazisë-shkencore. Ata vazhdojnë të mendojnë se çdo gjë e tyre bën dhe çdo gjë shqiptare apo e Kosovës nuk bën.

Me një logjikë të tillë kanë komentuar mediat e Beogradit paraqitjen e flamurit të Kosovës pas finales së Ligës së Kampionëve nga futbollisti i lindur në Zhegër, Xherdan Shaqiri.

“Skandal: Futbollisti i Bayernit festoi me flamurin e Thaqit”, është titulli i versionit online të gazetës Kurir.

“Titullari i Bayernit në terren në Wembley vendosi simbolet e shtetit të papranuar. Futbollisti i Bayernit, Xherdan Shaqiri ka festuar triumfin në Ligën e Kampionëve i mbuluar ne flamurin e Thaçit të Kosovës”, shkruante tutje ky medium, transmeton portali sport1.

Megjithatë komentet e lexuesve kanë qenë më reale, si “skandal nuk është assesi, pse neve na pengon”, “si e papranuar? E ka pranuar Gjermania ku luan, Britania nuk u luajt loja, Zvicra ka luan… dhe 90 % e Evropës. Kush na pyet ne a e njohim. Ne jemi vrima e fundit ne kavall”(TRIBUNA,TUPANI)

 
Leave a comment

Posted by on May 26, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: