RSS

“Fast & Furious 6” në majë të box office

29 May

2-Chainz-Wiz-Khalifa-We-On-It-Fast-Furious“Fast & Furious 6” ka debutuar fundjavën që kaloi në kinematë e Amerikës veriore duke zaptuar menjëherë vendin e parë në box office dhe duke arkëtuar më shumë se dyfishin e “The Hangover 3”. 

Episodi i radhës i filmit aksion, me aktorët Vin Diesel dhe Paul Walker, arkëtoi 122.2 milionë dollarë në katër ditë fundjavë, ndërsa “The Hangover 3” 52 milionë.

Ndërkohë, më pas vazhdojnë “Star Trek: Into Darkness”, “The Great Gatsby” dhe “Iron Man 3”, të cilin vlerësimet e para e konsideronin si një rekordmen absolut.

Sipas Hollywood.com, arkëtimet fundjavën që kaloi arritën në 323 milionë dollarë në total, që e bën fundjavën Memoriale për box office.

Filmi i animuar i “Fox”, “Epic”, ishte një tjetër film që hyri këtë fundjavë duke u renditur i katërti me 34.2 milionë dollarë arkëtime.

Filmi “Star Trek” i regjisorit JJ Abrams pritej të bënte 100 milionë dollarë në debutimin e tij në fundjavë, por filmi mori vetëm 82 milionë dhe u spostua pikërisht nga “Fast & Furious 6”.

Në këtë episod, Vin Diesel interpreton liderin e bandës që rekrutohet nga agjenti amerikan, i interpretuar nga Dwayne Johnson, për të ndaluar një grup shoferësh-mercenarë që po terrorizojnë rrugët. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on May 29, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: