RSS

Dita Boterore:Kundër duhanit (Video)

31 May

poster1_large_enLufta kundër duhanit filloi 50 vjet më parë. E para që i hapi luftë, më 8 qershor 1963, ishte shoqëria American Heart Association, me një raport të ashpër në të cilin evidentoheshin për herë të parë me qartësi efektet e cigareve për shëndetin dhe lançonte aksione sensibilizuese për opinionin publik. 

Një vit më vonë u aprovuan në Shtetet e Bashkuara ligjet e parra që parashikonin paralajmërime për rrezikun e produkteve me bazë duhani dhe kufizonin reklamimin e tyre.

Në vitet ’80 shumë shtete, me Kanadanë në krye, nisën zbatimin e një legjislacioni për kontrollin e duhanit. Më 28 shkurt 2005 hyri në fuqi një konventë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për luftën kundër duhanit dhe në të njëjtin vit shumë shtete vendosën ta ndalonin atë në lokalet e mbyllura publike e private.

Pavarësisht se që atëherë janë bërë shumë hapa përpara, duhani mbetet ende sot një “big killer”, siç kujton OBSH me rastin e ditës botërore kundër duhanit, më 31 maj.

Çdo vit nga duhani vdesin rreth 6 milionë persona dhe për të sensibilizuar njerëzit në disa shtete janë ndërmarrë anti-reklama, me qeveritë që kanë urdhëruar vendosjen e fotove të njerëzve të shpërfytyruar nga duhani në paketat e cigareve.(tch,tupani)

poster1_large_en

 
Leave a comment

Posted by on May 31, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: