RSS

Elhaida Dani fiton “The Voice Of Italy”(Video)

31 May

1369952988366elhaidaElhaida Dani është shpallur fituese e “The Voice of Italy’. Shkodrania ka fituar me mbi 70% të votave në votimin final ku konkurronte përballë Timothy Cavicchin.

Dani mori 71.70% të votave të publikut, ndërsa Cavicchini vetëm 28.30%. E përlotur 19-vjeçarja para interpretimit të këngës në mbyllje të programit përshëndeti edhe në shqip duke thënë: “Faleminderit!” “Kali i betejës” së 19-vjeçares ishte kënga “Adagio” e Lara Fabian. Elhaida në vitin 2009 fitoi “Star Akademi”, ndërsa në 2012 fitoi “Top Fest”.

Elhaida Dani, para “The Voice of Italy”, kishte provuar të hynte tek “Amici” i Maria De Filippit, por nuk kishte kaluar në provimin e parë. “Mora pjesë në përzgjedhjet që u bënë për “Amici” 2010. Por nuk kalova as provën e parë”, kështu tregon ajo për “melty.it”.

Për pjesëmarrjen e saj në “The voice”, kujton natën e parë: “gjatë blind audition, kur të katër anëtarët e jurisë u kthyen nga unë, zgjodha Riccardo Coccianten sepse ishte idhulli im që e vogël, ndërsa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, me zemër e kisha zgjedhur që më parë”.

Është e lumtur për zgjedhjen e bërë dhe shprehet “Nëse kam arritur deri në finale, është edhe falë tij, e falë mbështetjes së publikut”.

Por duket se Elhaida i ishte trembur disi reagimit të publikut kur të mësonte se ishte shqiptare: “Në internet lexohen lloj-lloj gjërash mbi shqiptarët, pata frikë mos suksesi im shtynte ndonjë të më sulmonte për origjinën time. Fatmirësisht nuk ndodhi kështu”.(kp,tupani)

 

 
Leave a comment

Posted by on May 31, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: