RSS

Hoxhë Salihu reagon: Mediat i dhanë zjarr ligjërimit tim!

06 Jun

ifran salihu(E plotësuar) Hoxha nga Prizreni, Ifran Salihu, i kontaktuar nga “PrizrenPress”, konfirmon mossuspendimin e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës. “Unë nuk kam marrë asnjë vendim të suspendimit nga Bashkësia Islame e Kosovës. Nuk është e vërtet që jam shkarkuar”, tha ai.

Hoxha Ifran Salihu, akuzon mediat se i kanë dhënë zjarr në publik ligjërimit të tij. ”Mediat i kanë dhënë zjarrë ligjërimit tim dhe ato kanë shkruar se jam shkarkuar që nuk është e vërtetë”, tha Ifran Salihu, për “PrizrenPress.

Bashkësia Islame: Nuk e kemi suspenduar Hoxhë Irfan Salihun

Bashkësia Islame e Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin e plasuar në RTK se Myftiu i Kosovës, Naim, Tërnava pas takimit me gratë deputete të Parlamentit të Kosovës, ka suspendoi nga puna, imamin nga Prizreni, Irfan ef. Salihu, për gjuhën e përdorur të tij gjatë ligjëratës së ditës së premte, kundrejt gjinisë femërore.

“Bashkësia Islame e Kosovës përgënjeshtron këtë informacion të plasuar nga Rtk. Një gjë e tillë nuk qëndron, përderisa me rastin në fjalë, kryesia do të merret konform Kushtetutës së BIK-ut dhe ligjeve në fuqi. Pas shqyrtimit dhe ndjekjes së procedurave të rregullta ligjore të BIK-ut, kryesia do të del me një deklaratë apo qëndrim publik për opinionin kosovar”, thuhet në reagim e BIK-ut. 

BIK-u shkarkon Hoxhë Salihun

Sipas RTK-së, Bashkësia Islame e Kosovës sot e ka suspenduar nga detyra hoxhën Irfan Saliu. Suspendimi u bë pas shumë reagimeve që u nxiten nga fjalimet e tij rreth moralit të femrës në Kosovë.

Hoxhë Saliu u bë “i njohur” në opinionon e Kosovës dhe më gjerë në atë shqiptar pas vendosjes në Yuotube të disa fjalimeve fetare të tij, në të cilat ai kishte kritikuar, siç thoshte, imoralitetin e vazjave shqiptare dhe përpiqej për një moral tjetër, atë islamik, të cilin shumëkush në Kosovë e konsideron të huaj dhe që predikon të drejtën për shumë gra.

Kundër hoxhë Saliut dhe gjuhës së tij, siç quhet diskrimunese ndaj femrës shqiptare, ditë më parë me një kumtesë publike reaguan gratë deputete të Kosvës të cilat e hodhën poshtë kategorisht cilësimin e hoxhë Saliut për moralin e femrës në Kosovë bashkë me kërkesat e tij “për një moral tjetër” në këto hapësira.

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës ishin të ashpër zerat e deputeteve kundër këtij hoxhe.

Në mbrojtje të tij doli vetëm deputeti i Partisë së Drejtësisë dr. Gëzim Klemendi.(gazetatribuna,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on June 6, 2013 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: