RSS

Kosova burim dhe vend i trafikimit

20 Jun

dashKosova është burim dhe vend i destinacionit për gra dhe fëmijë që janë subjekt i trafikimit seksual dhe punës së detyrueshme. Ky është vlerësimi që i është bërë Kosovës në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e njerëzve.

Shumica e femrave të trafikuara vijnë nga Moldavia, Slovakia, Shqipëria, Serbia dhe Polonia të cilat sipas raportit detyrohen në prostitucion në Kosovë.

Ndërkaq fëmijët nga Kosova dhe vendet fqinje detyrohen të bëhen lypës me forcë. Raporti i DASH gjithashtu nënvizon se trafikantët detyrojnë qytetarë të Kosovës që të ushtrojnë prostitucion dhe punë të detyrueshme nëpër gjithë Evropën.

Megjithatë jo gjithçka është zi në këtë raport për Kosovën, pasi Departamenti amerikan i Shtetit lavdëron miratimin e Kodit të ri Penal që ka rritur edhe ndëshkimet për trafikantët.

Në mesin e rekomandimeve për Kosovën, në raport thuhet që vendi duhet të vazhdoi të forcoi përpjekjet për të ndjekur, dënuar trafikantët që detyrojnë njerëzit në prostitucion dhe punë të detyrueshme. Qeveria duhet të dënojë edhe zyrtarët që janë pjesëmarrës në këto krime dhe të avancojnë me trajnime gjyqtarët dhe prokurorët.(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on June 20, 2013 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: