RSS

Çani: Nuk kam xhaxha, janë falanga të Edi Ramës

21 Jun

ArianCani_802556Moderatori i emisionit të popullarizuar ‘’Zonë e Lirë” në Shqipëri, Arian Çani, ditë më parë doli haptas në përkrahje të kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike në kohën kur ky i fundit ishte mysafir në emisionin e tij.

Përveç tjerash për këtë, Çani është kritikuar edhe nga familjarët e tij sipas të cilëve, Berisha është fajtor për viktimat e 21 janarit në mesin e të cilëve ishte edhe nipi i babait të tij.

Mediat shqiptare kanë publikuar një letër, nga Namik Çani i cili është prezantuar si xhaxhai i Çanit, duke i kërkuar atij që të mos i harroi rrënjët e familjes së tij.

“Por çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer që aq shumë dëme, e krime i ka bërë Shqipërisë e popullit shqiptar? Çfarë të shtiu që u fute në politikë, kur s’merr vesh nga politika! Ndrysho qëndrim, të presim në familjen tonë të përbashkët. Ky është edhe mendimi i prindërve të tu. Po ti e di edhe çfarë lidhje ka Berisha e Lul Basha me vrasjen në mes të bulevardit në 21 Janar të Ziver Veizit, kushëririt tënd, ose nipin e babait tënd, i cili qëndronte me duar në xhepa e shikonte me habi kryeministrinë, se nuk e kishte parë ndonjëherë??”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Xhaxhai i tij duket se edhe më parë ishte përkujdesur për të ndryshuar qëndrimin e nipit, por Çani nuk ishte ndikuar nga ai.

E gjitha që i kishte thënë i nipi ishte se po e dinte se ç’po bënte.

Ndërkohë pas kësaj letre, ka reaguar Çani duke thënë se nuk ka fare xhaxha.

“Këto janë falanga të Edi Ramës. Unë nuk kam xhaxha, kam vetëm dy halla. Janë mjaftuar me mbiemrin Çani dhe ma kanë bërë xhaxha zotërinë në fjalë”, ka përfunduar gazetari, për “Gazeta Shqiptare”.

Gjatë javës së shkuar kryeministri Sali Berisha u ul për herë të parë në studion e “Zonë e Lirë”, ku u kthehu përgjigje pyetjeve të Çanit, për jetën dhe karrierën politike./Kosovapress/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on June 21, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: