RSS

Astrologia Meri: Berisha i qëndron stuhisë, Rama në pozicion të vështirë

24 Jun

astrologijaDitën e djeshme, më 23 qershor u mbajtën në të gjithë Shqipërinë, zgjedhjet e 
përgjithshme parlamentare. Nga pikëpamja astrologjike kjo ditë përkoi me hënën e plotë në shenjën e Bricjapit. Ndikimi i kësaj hëne do pasohet nga Mërkuri i kundërt në ditët në vazhdim, ku mund të kemi keqkuptime, vonesa dhe pengesa. Liderët shqiptarë do ndikohen drejtpërdrejt, pasi janë përfaqësues të shenjave astrologjie që preken më shumë. 

Sali Berisha – Partia Demokratike 
Kryeministri në shenjën e Peshores, ka ndikime të forta dhe do t’i duhet të bëjë një ndryshim të thellë, apo një revolucion të brendshëm, pjesë e të cilit do të bëhen edhe bashkëpunëtorët e tij. Deri në datën 28, situata do të vijë duke u ndërlikuar, po gjithsesi ka premisa për t’i qëndruar ‘stuhisë’. 

Edi Rama – Partia Socialiste 
Lideri i së majtës është shenja e Gaforres dhe si i tillë është në një pozicion më të vështirë nën ndikimin e hënës së plotë. Do t’i duhet t’i hedhë pak ujë verës në këto momente. Përballja dhe kundërshtarët janë më të fortë nga sa i mendon. Mund të ndodhë që të 
ketë largime të njerëzve të afërt, me të cilët ka bashkëpunuar apo ka pasur besim. Në korrik mund të themi se do të ndihet më i lehtësuar. 

Ilir Meta – Lëvizja Socialiste për Integrim 
Pozitar dhe opozitar në të njëjtën kohë, ka një ndikim shumë të komplikuar nga hëna e plotë në Bricjap. Çështje të rëndësishme të karrierës apo strategjisë së tij do rëndohen paksa. Ndoshta do të kuptojë se ka humbur disa mundësi, ose nuk i ka shfrytëzuar siç duhet burimet ndihmuese. Deri në datën 28 edhe për të do të jetë e vështirë. Nuk duhet të nxitojë, situatat nuk janë ashtu si duken dhe në favor të tij. 

Bamir Topi – Fryma e Re Demokratike 
Ish-Presidenti, duke qenë se është në shenjën e Demit dhe i pëlqen të bëjë hapa të ngadaltë dhe të sigurt, do të ndihmohet nga hëna e plotë në Bricjap dhe atje ku të tjerët do merren me mosmarrëveshje e tensione do të arrijë të përforcojë pozitat e tij. 

Kreshnik Spahiu – Aleanca Kuq e Zi 
Kreu i Kuqezinjve në shenjën e Demit, një Dem ‘revolucionar’, por jo në natyrën e tij. Do të ketë një favorizim këto ditë dhe ndoshta do të kuptojë se deri ku mund të arrijnë mundësitë apo kufijtë e shtrirjes së tij. Pritet që gjatë korrikut t’i përforcojë pozitat. 

Skënder Gjinushi – Partia Social Demokrate 
Lideri i PSD-së është në shenjën e Bricjapit dhe për pasojë do të ndikohet drejtpërdrejt nga hëna e plotë. Çdo gjë varet nga iniciativat dhe veprimet e tij. Pa dyshim do të ketë një ndryshim të madh dhe shpresoj të dijë si t’i shfrytëzojë situatat e reja të krijuara. Mund të bëhet ndikues në disa veprimtari të rëndësishme. 

Fatmir Mediu – Partia Republikane 
Kryerepublikani është në shenjën e Ujorit dhe për pasojë ka pasur dhe ka mundësi të mira në realizimin e projekteve thelbësore. Këto ditë do kenë shumë punë dhe detyrime, të cilat do bëhen pak konfuze pas datës 26. Do t’u duhet më shumë programim dhe organizim. Do të ndihet pak i bllokuar psikologjikisht këto ditë. 

Paskal Milo – Partia Demokracia Sociale 
Paskal Milo në shenjën e Peshkut do të jetë me fat gjatë këtyre ditëve, ku do të ndjejë përkrahje dhe mbështetje të konsiderueshme. E presin muaj të mirë, sidomos në korrik, ku një nga planet apo qëllimet e tij do realizohet. 

Nard Ndoka – Partia Demokristiane 
Nard Ndoka është në shenjën e Demit dhe si gjithmonë di t’i mbajë pranë njerëzit e tij. Do të ketë lajme të mira për synimet e tij, duke forcuar pozitat e veta. Pas datës 26 mund të ketë edhe ngatërresa, të cilat mund të jenë fatale nëse nuk i studion mirë situatat. Astrologjikisht në datën 26 fillon një kthesë e rëndësishme. Epoka e fjalëve përfundon. Pretendohet një muaj korrik më i qëndrueshëm në spektrin politik, ku serioziteti dhe vlerat do të bëjnë dallimin.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on June 24, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: