RSS

Nokia blen hisen e Siemens për 1.7 bilionë euro

01 Jul

nokiaNokia njoftoi sot se do të blej për 1.7 bilion euro gjysmën tjetër të hises së Siemens-it, në operacionet e përbashkëta në rrjet.

Transaksioni, që do të kompletohet gjatë çerekut të tretë të këtij viti, do të nënkuptoj që sipërmarrja e përbashkët mes Nokia Corp. dhe Siemens AG të Gjermanisë, do të jetë tani tërësisht pronë e kompanisë finlandeze.

Operacionet në rrjet, si projekt ka shkaktuar humbje për vite të tëra, por së fundi ka shfaq shenja të përmirësimit, sidomos pas ristrukturimit dhe largimit masiv të personelit.

Drejtori ekzekutiv Stephen Elop tha se kompania ka bërë gjithashtu edhe përparime në zhvillimin e teknologjisë LTE, ose evolucionin afat-gjatë, dhe bartjen me shpejtësi të lartë të të dhënave.

“Nokia Siemens Networks ka një pozitë lidere në LTE, i cili sjell një mundësi aktraktive për zhvillim” Elop ka thënë.

“Nokia është e kënaqur me këto zhvillime, dhe do t’i mbështes këto përpjekje për të krijuar më shumë vlerë për Nokia Group”, shtoi ai.(rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on July 1, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: