RSS

Nuset nga Shqipëria ngjallën fshatrat e Manastirit

02 Jul

nuse-251x300Xhelina Mitkovska në Rapesh erdhi para 9 vitesh. Ajo kujton që fillimi ishte i vështirë, sidomos derisa e mësoi gjuhën. Por, pasi që krijoi familje, Maqedonia u bë shtëpia e saj e vërtetë.
“Nëntë vite jam këtu. Kam katër fëmijë. Jetojmë mirë”, thekson Xhelina Mitkovska, nusja nga Shqipëria, interpreton Kanal 5. Shpresa Trajkovska me vendlindje nga Shqipëria tashmë shtatë vite jeton në Maqedoni pas martesës me Bale Trajkovskin nga fshati Rapesh. Kjo nuse nga Shqipëria sot është nënë e dy fëmijëve, thuhet në reportazhin e “Zhurnalit”.
Ajo thekson që është e kënaqur me kushtet në të cilat jetojnë. Me ardhjen në Maqedoni, Shpresës iu dha rasti që të udhëtojë edhe në Australi. Të afërmit e burrit e gostitën për tre muaj së bashku me fëmijë e saj, derisa burrit të saj iu desh të mbetet në Rapesh për të ruajtur bagëtinë.
“Atje ka jetë. Isha, shëtita, shumë bukur ishte në Australi. Edhe këtu është mirë, me burrin tim. Bëjmë djathë. Mirë është”, thekson Shpresa, nusja nga Shqipëria. Xhelina Mitkovska në Rapesh erdhi para nëntë viteve. Ajo thekson që fillimi ishte i vështirë, sidomos deri sa e mësoi gjuhën. Por, pas krijimit të familjes, Maqedonia u bë shtëpia e saj e vërtetë. “Nëntë vite jam këtu. I kam katër fëmijë. Jetojmë mirë”, thekson Xhelina Mitkovska, nusja nga Shqipëria”.
Ka edhe të atillë që erdhën në Maqedoni, u martuan këtu, por që më pas u larguan. “E gjithë kjo shkon përmes ndërmjetësuesve. I marrin nga 300 deri 500 euro. E, tash, nuk shkojnë më si më parë. Thonë që nuk martohen. Por, prapë këtu është plot”, thekson Bale Trajkovski, banor i Rapeshit.(qik,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on July 2, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: