RSS

Cili është mashkulli perfekt?

03 Jul

mashkulliperfektCilat janë karakteristikat që ka një mashkull perfekt? Sipas një studimi, nëse perfeksioni ekziston, atëherë meshkujt që përmbushin këtë përkufizim janë ata 40-vjeçare, që kanë ende një paraqitje rinore, arritje të rëndësishme në karrierë dhe një formim elitar. 

Anketimi u krye nga revista “Vanity-Fair”, e cila pyeti 1 168 britanikë në moshë të rritur mbi cilësitë që besojnë se janë të rëndësishme tek një mashkull.

Në krye të listës, me 35% ishte edukimi dhe pjekuria që një mashkull ka arritur. 28% të të anketuarve vlerësonin më shumë qënien punëtorë, ndërsa 27% xhentilesën. Në vetëm 1% të rasteve, në krye të listës së të anketuarve vendosej sportiviteti dhe trupi atletik.

Të pyetur mbi moshën në të cilën mashkulli arrin përsosmërinë më të lartë në jetën e tij, shumica e të anketuarve zgjodhën periudhën “rreth të 40-tave”, ndërsa mes personazheve të famshëm që u servirën për të përzgjedhur, i pari për atë që përfaqëson në rolin e tij u zgjodh Patrick Dempsey, i cili luan rolin e Derek tek “Gray’s Anatomy”.

Indirekt, një provë kjo se punët më prestigjioze, si ajo e doktorit, vlerësohen më shumë prej shoqërisë së sotme./ Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on July 3, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: