RSS

Pacolli pranë blerjes së klubit italian

03 Jul

pacolliBehgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i Kosovës, është i interesuar të investojë në klubin e ligës së tretë në Itali, Vicenza. Këtë ai pritet ta bëjë në bashkëpunim me biznesmenin tjetër kosovar që jeton në Zvicër, Hamdi Mehmeti, i cili është aksionar edhe i skuadrës së Superligës së Kosovës, Hajvalia.

Mehmeti prej disa ditësh është në Itali, ku ka pasur takime të shumta me drejtuesit e klubit. Madje në një moment ata ishin shumë afër nënshkrimit të kontratës, mirëpo tani kanë dalë disa çështje të vogla teknike, të cilat pritet të zgjidhen brenda kësaj jave.

Një takim i radhës në mes të dy palëve pritet të mbahet të enjten ku përfundimisht do të vendoset nëse skuadra italiane do të bie në duart ë kosovarëve.

Pacolli dhe Mehmeti do të duhet të paguajnë 600 mijë euro garanci deri me datë 16 korrik, në mënyrë që të fillojnë punën me klubin.
E përditshmja “Tribuna di Treviso” shkruan se Mehmeti është një kandidat shumë serioz për të marr frenat e klubit.

“Pas nëntë vitesh të Segio Casingenës në krye të klubit, Vicenza do të jetë prapë në duart e huaja. E veçanta e konsorciumit zviceran është se përbëhet nga dy biznesmenë me origjinë kosovare. Është Hamdi Mehmeti, një sipërmarrës i ri, dhe Behgjet Pacolli, ky i fundit për dy muaj nga shkurti deri në prill të vitit 2011 ka qenë edhe President i Kosovës”, shkruan portali i mirënjohur sportiv goal.com.  (gazetatribuna,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on July 3, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: