RSS

11-vjeçarja: Vras veten nëse më martoni!

23 Jul

nadaNada al-Ahdal është një vajzë 11-vjeçare e cila ka postuar në Youtube një video ku thotë se prindërit e saj duan ta martojnë me detyrim dhe se preferon të vdesë sesa të martohet në këtë moshë. 

“Nëse më martoni, unë vras veten! Nuk kanë fare mëshirë për mua? Unë më mirë vdes”, thotë vajza në videon e postuar në datën 8 korrik.

“Ka fëmijë që janë mbytur në det për t’i shpëtuar mblesërive. Po na vrasin ëndrrat. Ky është një krim”, shton vajza në videon që është regjistruar në një makinë.

Më tej, ajo shpjegon të këqiat e martesave të tilla: “Jeta ime do të përfundonte, nuk do të arsimohesha dot dhe nuk do të bëja jetën time. Nuk kam më punë me ju! (i drejtohet prindërve)”

Mësohet se vajza tashmë jeton me xhaxhain e saj pasi kur një person e ka kërkuar për grua, prindërit e 11-vjeçares kanë pranuar menjëherë. Në një intervistë për ‘National Yemen’, Nada akuzon nënën e saj se ka pranuar marrëveshjen për të fituar para’: “Unë nuk jam send, por njeri. Nuk do të shitem kurrë!”(tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on July 23, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: