RSS

Lulzim Basha fitues

23 Jul

Lulzim-Basha1-280x200Lulzim Basha pritet të shpallet zyrtarisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. Burime brenda Partisë Demokratike theksojnë se Basha ka fituar më shumë se 80 përqind të votave të anëtarësisë së PD-së.

Paraditen e sotme ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kreun e ri të Partisë Demokratike dhe pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i fituesit.

Në zgjedhjet e djeshme për lidershipin e ri të Partisë Demokratike votuan më shumë se 41 mijë anëtarë të kësaj force politike ndërsa procesi i votimit u shoqërua me disa probleme, kryesisht me mungesa në lista të anëtarëve të partisë që mbetën pa votuar.

Ndërsa kryetari i dorëhequr Berisha por edhe kandidati Lulzim Basha folën për një proces historik, kandidati tjetër në garë Sokol Olldashi hodhi hije dyshimi, ndërsa ngriti shqetësimin e listave, fletëve të votimit me numër serie si dhe la të kuptohej se në garë ai nuk kishte patur rival vetëm Bashën.

Që në orët e para të votimit në Partinë Demokratike në shumë qytete u shfaq problemi i listave të anëtarëve, ku ishin të shumtë ata që u ankuan për faktin se nuk gjenin emrin. Një pjesë ishin anëtarë të vjetër që deklaruan se ishin në radhët e kësaj partie që në momentet e themelimit, të tjerë ishin të rinjë që ishin përfshirë edhe një vit më parë.(ora,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on July 23, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: