RSS

Një princ për Familjen Mbretërore -Kate Middleton lindi fëmijën e saj të parë nga martesa me Princin William

23 Jul

lindja-njerezitFamilja Mbretërore britanike është shtuar me anëtarin e saj më të ri. Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton lindi fëmijën e saj të parë nga martesa me Princin William; ai është djalë. 

Lajmi u njoftua nga Kensington Palace, aty ku Kate u shtrua që në orët e para të mëngjesit të së hënës. Sipas njoftimit, si foshnja ashtu edhe nëna e tij gëzojnë shëndet të plotë.

Foshnja ka lindur në orën 4:24 me orën lokale, peshon 3.8 kilogram dhe i gjatë 42 centimetra. Emri i princit do të merret vesh në orët apo ditët në vijim. Ai është trashëgimtari i tretë në radhë për kurorën e Mbretërisë së Bashkuar.

Lindja u njoftua sipas mënyrës tradicionale me një zarf ku ishin të shkruajtura detajet e fëmijës i cili nga spitali do të dërgohet në rezidencën e Mbretëreshës në Londër, ku lajmi më pas do të vendoset në një tabelë përpara Pallatit Mbretëror “Buckingham Palace”. radhitjafronit

Qindra britanikë pritën me gëzim lajmin e lindjes. Shumë prej tyre qendruan përpara dyerve të ndërtesës së spitalit për orë me radhë. i njëjti spital ku Princesha Diana u dha jetë dy princërve, William dhe Harry.

Princin e ri dhe mbretin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar e priti edhe Mbretëresha Elizabeth. Ajo shtyu për më vonë nisjen e pushimeve vjetore për këtë shkak. (tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on July 23, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: