RSS

Hyseni urinon shtatoren e Skenderbeut (Foto)

25 Jul

hyseni double HReperi i njohur, Prince Double H që të gjithë e njohin si Hyseni, është rikthyer në vëmendjen e të gjithëve me një gjest mjaft kontravers.

Reperi, i cili ka kohë që ka ndalur aktivitetin, shihet duke urinuar në shtatoren e heroit kombëtar shqiptar, Skenderbeut.

Kështu raportojnë disa faqe në Facebook, që kanë publikuar edhe fotografinë e tij duke urinuar mbi shtatoren e heroit tonë kombëtar.

Ky akt i Hysenit besohet se vjen për shkak të bindjeve të tij ekstreme fetare. Duket se reperi bën pjesë në shtresën e njerëzve që besojnë se Skenderbeu nuk është heroi jonë kombëtar për shkak se ai ka vrarë muslimanët gjatë mbrojtjes së tokave shqiptare.

Hyseni edhe nëpër këngët e tij i ka shprehur bindjet e tij fetare, teksa ka kohë që nuk ka qenë aktiv nga ana artistike e as nëpër media deri para një dite, kur raportohet ta ketë bërë këtë gjest.

Prince Double H njihet për konfliktin e tij të përgjakshëm me Unikkatilin, konflikt nga i cili kanë dalë disa këngë që edhe sot e kësaj dite janë himne të hip hopit shqiptar.(telegrafi)

 

 
Leave a comment

Posted by on July 25, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: