RSS

Lubonja: Zgjedhjet në PD, më keq se zgjedhjet që bënte dikur Hitleri

25 Jul

luli1-300x216Analisti Fatos Lubonja, në një shkrim të publikuar nga Panorama, thekson se zgjedhjet e brendshme në PD të kujtojnë zgjedhjet që bënte dikur Hitleri.

“Numri i dukshëm mbi fletët e votimit të kujton një palë zgjedhje të Hitlerit, në të cilat, për të zbuluar kundërshtarët e partisë së tij, shkruhej me bojë simpatike, që të mos dukej, numri rendor në fletën e votimit, i cili pastaj zbulohej për çdo fletë që ishte kundër. Me atë rast, të paktën, ruhej në dukje parimi i fshehtësisë, kurse numri i hapur ishte kërcënim i hapur.

Shkurt, çdo ditë që kalon po bën të qartë se në vend të analizës dhe rifillimit të një politike opozitare të vërtetë dhe bindëse, prandaj edhe konstruktive, kemi kthimin në stilin e vjetër. PD do mbetet e varur te Berisha dhe te stili i tij i bërjes opozitë: një opozitë agresive dhe destruktive,” shkruan Lubonja.

“Dikush do të thotë se një analizë e vërtetë e përgjegjësive dhe gabimeve do të çonte në shpërbërjen fare të PD dhe mbetjen e vendit pa opozitë përballë një mazhorance që s’është me engjëj. Ky rrezik qëndron, por ky rrezik, sipas meje, është ai që legjitimon teatrin ku vetëm ndërrohen rolet njëherë në tetë apo dymbëdhjetë vjet, pa ndryshuar asgjë në jetën e shqiptarëve. Dikush, qoftë brenda katyre partive, qoftë jashtë, duhet të guxojë të thyejë këtë rreth vicioz”./ep/tema

 
Leave a comment

Posted by on July 25, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: